VIDEO/ 'Katrori i Pushtetit', filmi intrigon Flavion: Krim, biznes, politikë dhe ...

VIDEO/ 'Katrori i Pushtetit', filmi intrigon Flavion: Krim, biznes, politikë dhe ...

14:58, 05/11/2021
A+ Aa A-

Një film i ri me 8 seri, i titulluar “Katrori i Pushtetit” me regji të Robert Budinës dhe Mateo Cingut sapo i është prezantuar publikut shqiptar. Të thuash se në qendër të serialit janë gazetarë investigativë, besoj se mjafton për të të intriguar, por jo aq sa duhet dikë.

Moderatori Flavio Qarri i “Kafe Shqeto” ka nxituar sot të zbulojë sa më shumë nga seriali duke” i zhbiruar” në një intervistë, si regjisorin e mirënjohur Robert Budina, ashtu edhe njerën prej aktoreve, Ilirda Bejlerin

Dhe para syve të teleshikuesve, si Budina dhe Bejleri janë detyruar të tregojnë për serialin e tyre, që duhet thënë se është financuar nga Bashkimi Europian.

Flavio: Si jeni, njëherë?

Ilirda: Unë jam shumë e emocionuar, kam marrë atë dozën e emocionit dhe entuziazmit nga premiera që e kishim vetëm dy net më parë. Kam dëgjuar komplimente dhe fjalë shumë të mira nga njerëzit që ishin të ftuar në premierë, që e kanë shijuar shumë. Ne aktorët, besoj se pas çdo pune, për këtë kemi nevojë.

Flavio: Sigurisht. Edhe ca lule nuk bëjnë kurrë dëm. “Larg qoftë” edhe ndonjë pagesë e mirë, po të mos i futemi këtyre çështjeve kaq dramatike. Z. Budina, pyetja e parë që më vjen ndërmend është se ti ke qenë në atë protestën maratonomake të Teatrit, je njohur me gazetarët, mos natyra observuese e një regjisori të ka bërë të përfshihesh pak më shumë në “overthinking” për një nga figurat që ke njohur aty dhe ka qenë ajo zanafilla e skenarit të “Katrorit të Pushtetit”?

Robert Budina: Faktikisht, kjo ishte mënyra më organike, kjo që thatë ju, kështu duhet të ishte dhe unë e kam menduar shpesh, por realisht nuk ishte e tillë. Ishte që Bashkimi Europian kishte një thirrje për gazetarinë investigative dhe Sabina Kodra, producentja e këtij filmi serial që ka pasur një ëndërr shumë të hershme për të bërë filma serialë se siguroi një mundësi më shumë pune, tentoi dhe na afroi neve, mua dhe Ajola Dajës, si skenarist në atë kohë, idenë për të bërë një skenar në lidhje me krimin, biznesin, politikën dhe median dhe në qendër të ishin tre gazetare.

Në një kuptim na erdhën elementët që ne duhet të bënim një skenar dhe ne ndërtuam historinë tonë mbi këto elementë. Më kujtoi në një farë mënyre shkollën kur ne bënim etyde, na jepnin tre objekte dhe ne bënim një histori.

Pastaj pjesa tjetër ishte kontaktimi i mbi 100 ekspertëve që ne i morëm energjinë, solla gazetarin investigativ që zhvillon biseda të gjata dhe thelbi i këtij seriali për mua ishte dashuria që unë personalisht kam ndier nga ata miq gazetarë për ato net të gjata, jo vetëm tek Teatri Kombëtar por dhe në shumë protesta të tjera, që kanë ndenjur pranë. Dhe, nuk ishte thjesht çështje raportimi, por unë ndieja në sytë e tyre shqetësim dhe shpresë, edhe monologje, kur më thoshin vështirësitë, pamundësitë e shprehjes; ishte momenti i duhur për ta realizuar një gjë të tillë dhe ne flasim në kuptimin njerëzor, jo thjesht politik dhe social./ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni vazhdimin e intervistës në videon e “Kafe Shqeto”:

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shejtan10/11/2021 11:43

Ky Flavio qe merr poza, nuk e ka haberin nga filmi, dhe merr guximin te diskutoje me regjizore. Sidomos kur perdor fjale te huaja, si "overthinking" behet shume interesant. P.S Ata qe perdorin fjale te huaja, kuptohet qe nuk kane kulturen e duhur te gjuhes se tyre. Forca Flavio !

Shto koment

Denonco