Veprat e Shemseddin Sami ose Sami Frashërit në Arkivin shqiptar

Veprat e Shemseddin Sami ose Sami Frashërit në Arkivin shqiptar

08:02, 02/11/2021
A+ Aa A-

Shemseddin Sami, ose Sami Frashëri siç e njohim të gjithë, është intelektuali më i rëndësishëm i Rilindjes Kombëtare!

Veç kësaj, ai ka një rëndësi të veçantë edhe për kulturëb turke pasi që si intelektual vendosi theksin mbi rëndësinë e gjuhës turke. Shteti osman, me Reformat e Tanzimatit, kishte hyrë në procesin e modernizimit institucional për të formuar një sistem që do të bënte të mundur vazhdimisin e shtetit multietnik.

Sami Frashëri, duke patur parasysh veçoritë e shtetit osman, në shkrimet e veta trajtoi rëndësin e studimit, zhvillimit dhe të të mësuarit të gjuhës turke si gjuhë të përbashkët në Perandorisë Osmane.

Në punimet e veta vlen të përmendim Taaşşuk-ı Tal’at ve Fitnat (Dashuria e Talatit me Fitneten, 1872-1873), që është romani i parë në letërsinë turke; fjalorin Kâmûs-i Türkî (1901), fjalor anciklopedik i gjuhës osmane me shpjegim sipas botkuptimit të ri; Anciklopedia Kamûsü’l-A’lâm, e cila është vlerësuar si anciklopedia e parë turke, etj.

Në bibliotekën e arkivit gjenden veprat e lartpërmendura të Sami Frashërit, ndërsa vlen të theksojmë se për studiusit e periudhës osmane fjalori anciklopedik Kâmûs-i Türkî është një vepër që nuk e humb asnjëherë vlerën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco