Vitia: Në Prishtinë do të bëjmë sallën koncertale për Filharmoninë e Kosovës

Vitia: Në Prishtinë do të bëjmë sallën koncertale për Filharmoninë e Kosovës

10:59, 01/11/2021
A+ Aa A-

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka reaguar pas koncertit të Operës së mbajtur mbrëmë, duke thënë se në kryeqytet u shtua edhe një shtyllë e rëndësishme kulturore për tërë vendin.

Tutje, Vitia tha se në kryeqytet do ta ndërtojnë edhe sallën koncertale për Filharmoninë e Kosovës.

“Në Prishtinë do ta bëjmë edhe sallën koncertale për Filharmoninë e Kosovës dhe gjithashtu të japim kontributin tonë që së bashku me MKRS të kemi edhe një teatër të denjë edhe për opera e balet”, ka shkruar Vitia në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se mbrëmë në kryeqytet është mbajtur koncerti inaugurues për Operën e Kosovës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco