VIDEO – SYRI TV/ Çelet ekspozita ‘Etnos’ e fotografisë, Fezollari: Një nga ekspozitat më të bukura

VIDEO – SYRI TV/ Çelet ekspozita ‘Etnos’ e fotografisë, Fezollari: Një nga ekspozitat më të bukura

12:12, 31/10/2021
A+ Aa A-

Festa e verës dhe gështenjave në Qytetin e pogradecit, ka çelur edhe ekspozitën e fotografisë “Etnos” e cila sjell me mjeshtëri detajet nga veshjet popullore. . Krijuesi Ardian Fezollari e ka cilësuar këtë ekspozitë si një nga më  të bukurat që janë realizuar deri më sot.

Na Syri Tv

Në qyterin liqenor të  Pogradecit gjatë dy ditëve të festës së verës dhe  gështenjave u çel  edicioni i 5-të i Ditëve të Fotografisë.  Ekspozita "Etnos" është  krijuar nga fotografi i mirënjohur Ardian Fezollari. Në këto punime vërehen  dhjetra fotografi tepër të veçanta, që shfaqin me mjeshtëri detaje nga veshjet popullore të krahinave të ndryshme shqiptare,duke  sjellë një frymë tjetër artistike për pjesëmarrësit.

Për krijimin e kësaj ekspozite janë bërë bashkë 13 artistë nga Shqipëria, Mali e Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Arbëreshët e Italisë.  Ardian Fezollari e  tregon  këtë ekspozitë  si një nga më të bukurat e realizuara deri më sot.

Për pedagogun Neli Naço, ekspozita është një punë e madhe që i sjell qytetit një frymë artistike e që tërheq vëmendjen e artdashësve.

Ekspozita "Etnos" do të jetë e hapur për 7 ditë të tjera, për të gjithë artdashësit dhe vizitorët nè Qendrën Kulturore në Pogradec.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco