Më 30 tetor 2017 u nda nga jeta regjisori Mihallaq Luarasi

Më 30 tetor 2017 u nda nga jeta regjisori Mihallaq Luarasi

07:21, 30/10/2021
A+ Aa A-

Më 30 tetor të vitit 2017, në moshën 88 vjeçare u nda nga jeta regjisori Mihallaq Luarasi.

U lind më 16 shtator 1929 në Korçë. Shkollën e mesme e kreu në liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ndërsa studimet e larta në Akademinë e Arteve të Teatrit dhe Filmit në Budapest të Hungarisë.

Për herë të parë në teatër si regjisor paraqitet me tragjedinë Shilerit “Intrigë dhe dashuri” në vitin 1957 në Teatrin Popullor, spektakël që qëndroi në repertor shtatë vjet dhe u luajt mbi 300 herë.

Luarasi është referencë e një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e teatrit shqiptar, që lidhet me dënimin e tij në diktaturë, për shfaqjen “Njollat e Murrme”. Kritikën e kësaj vepre po e paraqesim në fotot e më poshtme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco