40 vjetori i inagurimit të Muzeut Historik Kombëtar

40 vjetori i inagurimit të Muzeut Historik Kombëtar

17:34, 28/10/2021
A+ Aa A-

Muzeu Historik Kombëtar organizoi konferencën “Muzetë Përtërijnë të Ardhmen”, në 40-vjetorin e inaugurimit të tij.

Në fjalën e tij,  drejtuesi i këtij institucioni Dorian Koçi tha se duhet promovuar rrjeti kombëtar i muzeve, ndërsa pjesëmarrësit në aktivitet kujtuan rëndësinë e Muzeut si institucion në shërbim të memories kombëtare.

 

Në 40-vjetorin jubilar të ingaurimit të Muzeut Historik Kombëtar është organizuar Konferenca Ndërkombëtare Muzeologjike “Muze Përtërijnë të Ardhmen”. Pjesëmarrësit kujtuan rëndësinë dhe rolin e këtij institucioni në shërbim të memories kombëtare.

 

Dorian Koçi, Drejtuesi i këtij institucioni tha se duhet bërë më shumë për rrjetin kombëtar të muzeve.

“Pa kujtesë nuk ka kulturë”, ndërsa citoi Nobelisten Wisel,  Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se të rinjtë duhet të njohin historinë e vërtetë.

 

Në këtë ditë të shënuar mes figurash të njohura ishte edhe Sekretar Shtetit i Ministrisë së Kulturës i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Valmir Aziri, i cili e konsideroi muzeun si thesar dhe kërkoi vëmendje ndaj tij.

 

Ka një mospërputhje shqetësuese midis pasurisë muzeologjike që trashëgohet në Shqipëri dhe asaj që ekspozohet nëpër muzeumet tona tek e cila u ndal Kryetari i Akademisë së Shkencave.

Përgjatë ceremonisë Dorian Koçi prezantoi edhe shoqatën “Miqtë e Muzeut Historik Kombëtar”, çeljen e një ekspozite, si dhe u shpërndanë diploma për ata që kanë kontribuuar ndër vite në Muze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco