Imzot Frano Illia, kryeipeshkvi i parë metropolit i pas-diktaturës në Shkodër

Imzot Frano Illia, kryeipeshkvi i parë metropolit i pas-diktaturës në Shkodër

07:17, 22/10/2021
A+ Aa A-

Më 22 tetor 1998, u nda nga jeta Imzot Frano Illia, kryeipeshkvi i parë metropolit i pas-diktaturës komuniste në Shkodër, në vitet 1993-1997.
Imzot Frano Illia lindi në fshatin Juban pranë Shkodrës, më 21 shkurt 1918.

U shugurua meshtar më 18 dhjetor 1943. Shërbeu në Tiranë, Shkodër, Milot e rrethina. Më 1967 u arrestua dhe më 25 prill 1968 u dënua me vdekje, dënim që më vonë iu kthye në burgim të përjetshëm dhe punë të detyruar. U emërua Ipeshkëv i Shkodrës dhe u shugurua nga Papa Gjon Pali II gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 25 prill 1993. Vdiq më 22 tetor të vitit 1998.

Në foto: "Illyricum Sacrum" e Daniele Farlatit, përkthyer nga Dom Frano Illia të cilën e përfundoi së përkthyeri më 19 gusht 1963. Po atë vit ia propozoi veprën për botim Institutit të Historisë në Tiranë. Kjo vepër ruhet në AQSh.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco