VIDEO-SYRI TV/ Covid i merr jetën piktorit shqiptar

VIDEO-SYRI TV/ Covid i merr jetën piktorit shqiptar

11:37, 12/10/2021
A+ Aa A-

Pandemia Covid- 19 i ka marrë jetën piktorit Ziso Kamberaj. Piktori u shua në moshën 56 vjeçare edhe pse që prej muajit shtator luftonte me virusin. Kamberaj humbi jetën gjatë kohës që po kurohej në Gjermani.

Nga SYRI TV

Humbjet janë gjithmonë të trishta. Pas një beteje të gjatë me virusin Covid 19, piktori Ziso Kamberaj ka ndërruar jetë në moshën 56 vjeçare, duke lënë pas dhimbje për familjarët dhe ata që e donin artin e tij. Piktori kishte që në muajin shtator që ishte prekur nga virusi dhe po kurohej në Gjermani.

Lajmin e largimit nga kjo jetë të piktorit e kanë konfirmuar familjarët dhe kolegët. Kjo ikje e papritur e artistit është e parakohshme për të vëllain, Reso Kamberajn, i cili shkruan në rrjetin social Facebook:

’O Ziso, o vëllai ynë i vogël, na hidhërove. Të mori Covidi parakohe. Nuk ishte radha jote’.

Vlerësimet për Kamberajn dhe punimet e tij vinin edhe nga profesori Pino Bonnano, i cili shprehej:

Për Zison, vepra e artit është një brendësi, një vizion i botës, që është mbi të gjitha mjet për të formuar: një përmbajtje që shtjellohet në realizimin e një forme. Pra, nuk ekziston dualizmi formë-përmbajtje, por përmbajtja është në formën e parë, në dinamikë, si përmbushje e një procesi formues.

Ziso Kamberaj ishte diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në 1992, në pikturë monumentale. Kamberaj la pas një pasuri të madhe me veprat e tij artistike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco