Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare, një nga arkivistët më të apasionuar, Mihallaq Pela

Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare, një nga arkivistët më të apasionuar, Mihallaq Pela

08:59, 12/10/2021
A+ Aa A-

Prej disa vitesh tashmë, në faqet tona zyrtare të Facebook-ut dhe Instagram-it kujtohen ngjarje, personalitete e kuriozitete nga historia e Shqipërisë apo nga pasuria dokumentare e arkivave të Shqipërisë falë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Mirëpo, megjithëse arkivi ngjan si institucion diakronik apo transhendental, brenda tij lëvrijnë gjithmonë njerëzit që janë, në thelb, institucioni arkivor. Drejtoria e Arkivave përkujtoi sot ndoshta më të moshuarin mes arkivistëve të rrjetit arkivor kombëtar, z. Mihallaq Pela, i cili u largua nga jeta më 11 tetor 2021, në moshën 90 vjeçare dhe i shprehu ngushëllimet e saj.  

Z. Pela lindi në vitin 1931. Në vitet 1961-1966 kreu studimet për histori dhe arkivistikë në Republikën Popullore të Kinës. Filloi punë në Arkivin Qendror Shtetëror më 1966 dhe doli në pension më 1990. Ka mbajtur përgjegjësi të ndryshme profesionale, si arkivist dhe për një kohë të gjatë përgjegjës i Sektorit të Përpunimit.

Është autor i teksteve të metodologjisë së punës arkivore: “Teoria mbi sekretarinë” (Tiranë, 1963); “Probleme të punës arkivore” (Tiranë, 1971); “Teoria dhe praktika e punës arkivore të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” (Tiranë, 1977); “Manual Arkivor” (Tiranë, 1984); “Arkivat dhe puna arkivore në Shqipëri 1944-1985” (Tiranë, 1989); “Shërbimi Arkivor ne Shqipëri: 1945 -1990”, (Tiranë, 2001); “Praktika arkivore në Shqipëri” (Tiranë, 2003); dhe i botimeve të historike: “Avni Rustemi Patriot i madh - demokrat revolucionar” (bashkëautor, Tiranë 1974); “Revolucioni demokratiko-borgjez i qershorit 1924” (bashkëautor, Tiranë 1974); “Kanunorë të shoqërive shqiptare: 1870-1936” (bashkëautor, Tiranë 2007).

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco