Të qeshura pa fund këtë të dielë: 'Boeing Boeing', 'zbarkon' në Kamëz

Të qeshura pa fund këtë të dielë: 'Boeing Boeing', 'zbarkon' në Kamëz

10:57, 09/10/2021
A+ Aa A-

“Boeing Boeing”, një nga komeditë më të bukura mbrëmjen e së dielës do të jetë për spektatorët e Kamzës.

Shfaqja teatrore me regji nga Kiço Londo do të shfaqet në orën 18.00, në Pallatin e Kulturës të Kamzës.

“Boeing Boeing” është një farsë moderne e shkruar nga Marc Camoletti dhe e përkthyer nga Nasi Lera.

Regjisori dhe kasti i zgjedhur i aktorëve sulmojnë historinë e ngjarjeve me energji të gjithanshme.

 Një paraqitje e përgjithshme e mahnitshme, sipas teatrit e shpejtë në të gjitha linjat.

“Alarmi i ngjan atij të pasagjerëve të një avioni të shpartalluar, gjatë një rënie fatale. Shfaqja e mrekullueshme e aktorëve brilant, të cilët ngjisin të gjitha llojet e shkallëve me padurim, duke e bërë të qeshurën infeksion”, shkruhet për komedinë.

Vepra është me skenografi nga Genta Qyrku, kostumografe Realda Malo dhe art-design Klea Mani.

Për rezervime kontaktoni: 0694820625.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco