Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

SPECIALE/ Enkeleda Suti rrëfim për përkthimin dhe artin: Ne nuk kemi art, s’ka debat e kritikë

SPECIALE/ Enkeleda Suti rrëfim për përkthimin dhe artin: Ne nuk kemi art, s’ka debat e kritikë

18:27, 08/10/2021
A+ Aa A-

Përkthimi buron së brendshmi. Thuhet se pa qenë një krijues i mirë, është e vështirë të jesh mjeshtër në përkthimtari. Për Enkeleda Sutin, krijuese dhe kuratore e faqes Via Dolorosa, një faqe dedikuar artit, të bukurës dhe dashurisë,  përkthimi është thellësisht i lidhur me shpirtin, ashtu si poezia. Sa të vështirë e ka të përzgjedhë një tekst, një përkthyese e stërviturr? Sipas Sutit, gjithçka lidhet me shijet estetike.

Në këto vite përkthimi në letërsi, në artet pamore e kudo ku vështrimi i saj ka rrokur art, Suti nuk ka gjetur një strehëz për të botuar. Ajo e quan atë terren të uzurpuar, megjithatë faqja që ka krijuar   ofron një shumësi shkrimesh, ndërthurur me imazhet, që nuk kanë asnjë kosto për dashamirësit e artit.

Në lëmin e përkthimeve Suti ka shkuar deri te dokumentarët, ndërsa idesë për themelimin e një shkolle, që do të përgatiste të rinj të talentuar në artin e përkthimit, Enkeleda i përgjigjet se janë institucionet ato që duhet të vihen në dispozicion për t’u krijuar hapësirë atyre që përkthejnë.

Njohëse e mirë e gjithë dimensioneve të artit, Suti thotë se censura në Shqipëri nuk e lë të bukurën të marrë frymë.

Një shpirt i ndjeshëm si Enkeleda Suti, nuk mund të mos i vinte re edhe zhvillimet e fundit në jetën kulturore. Gjithçka ngrihet mbi fasadën, ndërsa duke ironizuar vendimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit ditën e inaugurimit të tij pas përzgjedhjes së publiku, Suti thotë se  ata që e duan dhe e shijojnë muzikën klasike u lanë në hije, ndërsa prioritet ishte kabineti qeveritar.

Mungesa e debatit dhe kritika, lënia në hije e kulturës, theksi mbi materialin duke harruar shpirtëroren na orienton drejt zbrazëtisë. Përmes një vështrimi të hollë nga udhëtimet dhe vendet e dedikuara për artin,  Enkeleida shprehet se në Shqipëri nuk prodhohet asgjë veç debatit politik.

Nga leximet e shumta dhe nga materialet që përkthen paralelisht, përkthyesja ndalet te Epoka e Holandezëve dhe poezitë, që i rrokin ndjesitë në ëndërrime të largëta, duke hyrë në botë të pashkelura, botë, të cilat vetëm një vështrim artisti mund t’i dallojë qartë.

Një lexuese e përkorë e letërsisë së huaj, ka gjithmonë dëshirë t’i rikthehet letërsisë shqipe, veprat dhe autorët i përzgjedh me shumë kujdes, ndërsa tregon librat që ka nëpër duar.

Përkthimi që prej 6 vitesh është kthyer në një nga pasionet më të mëdha të saj, nuk duhet parë aq strik brenda rregullave sidomos gramatikore, pasi në fund të fundit ai rrjedh nga ndjeshmëria.

E kur flitet për shkrimin dhe përkthimin, Mitrush Kuteli ka thënë: Kur shkruaj një libër e shkruaj unë, kur marrë përkthejë një libër, përkthen kultura ime. Enkeleda Suti që jeton me të bukurën estetike dhe shpirtërore ia lë kohës dëshirën e madhe për të botuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco