Abedin Çiçi, babai i hortikulturës shqiptare

Abedin Çiçi, babai i hortikulturës shqiptare

07:29, 07/10/2021
A+ Aa A-

Më 7 tetor 2005 në moshën 95 vjeçare, ndërroi jetë Abedin D. Çiçi, babai i hortikulturës shqiptare.

Lindi në Nepravishtë të Gjirokastrës më 28 nëntor 1911. Shkollën e mesme e kreu pranë Shkollës Teknike të Tiranes me nota të shkëlqyera. Vitet 30’ do ta gjenin atë në Itali, në Firence, në Institutin Pomoligjik (Hortikulturës) dhe nga vlerësimet e shkëlqyera pranë këtij Instituti rikthehet të punojë në atdhe për të ngritur fidanishtet e para në Tiranë, Korçë e Peshkopi, në pemë frutore dhe sjelljen e farave të ndryshme lulesh. Lufta e dyte boterore do ta gjente të përfshirë në krah të partizanëve.

Kryen disa detyra të rendesishme si shef i sektorit të pemëtarisë në Ministrinë e Bujqësisë, drejtor i teknikumit bujqësor Kamëz si edhe shef i sektorit të Hortikulturës pranë stacionit kërkimor bujqësor në Brakë të Tiranës dhe për vite të tëra edhe pas daljes në pension në rolin e tij si pedagog.

Karriera e tij është e mbushur plot me vlerësime për punën e pa lodhur ku përveç medaljeve të marra në Shqipëri vlersimet më të spikatura janë "Medaljen e Artë të Miçurinit" e dhënë nga Akademia e Shkencave Ruse dhe medalja e argjendtë si "Njeriu i Shekullit" dhënë nga Instituti Biografik i Kembrixhit.

Në fotografi Abedin Çiçi në rini dhe në moshë madhore ndërsa fotoja pasuese është studim mbi shtimin e manit për ushqimin e krimbit të mëndafshit, përgatitur nga Abedin Çiçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco