Shkodra kthehet në një qendër arti, fillon aktiviteti 'Ahengu'

Shkodra kthehet në një qendër arti, fillon aktiviteti 'Ahengu'

17:39, 01/10/2021
A+ Aa A-

“Ahengu shkodran”, që është bërë traditë prej nëntë vitesh, rikthehet në qytetin e Shkodrës.

Këngët e vjetra shkodrane të kënduara nga rëra të rinj dhe nga këngëtarë që kanë një rrugëtim të ndritur në art, u interpretuan në shtëpinë muze të Oso Kukës .

Martina Sarreqi dhe Ivan Tanushi janë pjesëmarrësit më të rinj në moshë dhe për ata të tilla  aktivitete janë të rëndësishme për njohjen e muzikës së vjetër shkodrane.

“Janë këngë me të vërtet të bukura. Edhe thjesht fakti që unë jam në kaq moshë  të re dhe përcjelli traditat e këtyre që kanë lënë pas gjithë këtë mrekulli”, shprehet Martina Sarreqi.

Ndërsa Ivan Tanushi u shpre: “Kur mora ftesën prej profesor Bardhit u ndjeva shumë i privilegjuar dhe me shume dashuri e pranova sepse duke dit ahengu Shkodran çfarë niveli ka për mua ishte diçka e jashtëzakonshme .

Unë kam kene edhe 3 vite më parë pjesë e ahengut por që këto këngë janë perla për mu, unë i dëgjoj ditë për ditë dhe kur kemi ardhur për të bërë prova me thanë të drejten i kena këndu me plot shpirt”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco