Organizohet ekspozita 'Dardharët', në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore

Organizohet ekspozita 'Dardharët', në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore

17:24, 01/10/2021
A+ Aa A-

Në kuadër të 29 Shtatorit, Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, organizoi këtë të premte ekspozitën dhe workshopin me temë “Dardharët”.

Fjoralba Prifti, drejtoreshë e muzeut te artit mesjetar shprehet se dardharët kane lënë gjurmë në ikonografinë shqiptare.

Janë mbi 24 ikonografë dardharë dhe një numër i lartë i ikonave të tyre në këtë muze.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi  u shpreh se kjo ekspozitë është mjaft e veçantë me punime të fund shek XIX dhe fillim në shek XX dhe është një shkollë e traditës në ato vite.

Nuko Balli, Kryetar i shoqates dardhare, ndihet i lumtur qe ky vlerësim jepet për krahinen e tyre dhe ekspozimin e puneve.

Zhvillimi social, kulturor, arsimor i dardharëve, reflektoi një krijmtari të larmishme ndër shekujt 19-të dhe 20-të.

Kjo krijmtari, e tyre, solli një numër të lartë, veprash ikonografike, afreske, laike dhe shumë autorë të cilët afruan frymën perëndimore, dhe sollën risi në artin figurativ.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco