'Hylli i dritës', themeluar nga At Gjergj Fishta

'Hylli i dritës', themeluar nga At Gjergj Fishta

07:18, 01/10/2021
A+ Aa A-

"Hylli i dritës", themeluar nga At Gjergj Fishta, në vitin 1913 u publikua si revista e parë e Françeskanëve shqiptarë. Në të publikoheshin studimet e personaliteteve shqiptare, si brenda poashtu dhe jasht vendit.

"Hylli i dritës" ka ndërprerë dhe rifilluar publikimet tre herë që nga data e themelimit. Së pari, në vitin 1914 politika e shteteve europiane pezulloi revisten. Me rikthimin në pushtet të Ahmet Zogut, u rimbyll në 1924 ngaqë revista hapur e mbështeste Nolin. Në vitin 1930 fillon ripublikimin, por u mbyll prap në 1944-tën për arsyen e bashkëpunimit me autorë që patën kritikuar komunizmin.

Gjatë diktaturës nuk e pa dritën e diellit. U risoll në vitin 1993 nga At Zef Pllumi, por tashmë si gazetë me emrin "Hylli" dhe doli për katër vite, gjer më 1997-rën kur u mbyll për shkak të gjendjes në shtet.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco