VIDEO/ Elhaida, meqë 'fatkeqësisht' quhemi Kafe Shqeto, si t'u duk kritika për 'Zanin'?!

VIDEO/ Elhaida, meqë 'fatkeqësisht' quhemi Kafe Shqeto, si t'u duk kritika për 'Zanin'?!

12:06, 24/09/2021
A+ Aa A-

- Zonja dhe zotërinj, çuna dhe goca, priteni me duartrokitje nga shtëpitë tuaja, nga makinat tuaj, kudo që ndodheni, Elhaida Danin! Mirëmëngjes Elhaida!

- Mirëmëngjes, si ju kam?

- Si jashtë shtetit, komplet! Ti besoj duhet të jesh në atdhe?!

Me të tilla nota humori dhe dashamirësie është pritur sot në studion e “Kafe Shqeto” në  SYRI TV nga moderatorët Flavio Qarri e Dori Daka, një nga zërat më të freskët dhe më të bukur në vend, këngëtarja Elhaida Dani. e para që ka kënduar në stadiumin e ri “Air Albania” në koncertin e Ermal Metës, një ngjarje për të cilën tha se do ta mbante përherë në kujtesë.

Elhaida sapo ka publikuar “Zanin”, një mini-album me pesë këngë të realizuara me videoklipe, nga të cilat Flavio duket se kishte përjetuar një larmi shijesh:  “Po, është tamam për t’u shijuar... ka pak kripë, ka sheqer, ka dhe ndonjë kafshatë të hidhur, por të gjitha në një pjatë simpatike”, ngrihu veten ai.

Për albumin e ri “Zanin”, që sapo tingëlloi tërhoqi dhe zgjoi reagimin e kritikës, artisja vërejti:

“Ishin pesë ato materiale që vendosa të shprehnin ato ndjesi që ndieja vitet e fundit dhe t’ia sillja, t’ia transmetoja publikut shqiptar. Për mendimin tim kam sjellë diçka që është absolutisht krejt ndryshe nga ç’publiku është mësuar të shikojë dhe dëgjojë nga unë. Si nga veshët, si nga sytë. Dhe jam e vetëdijshme që është ndryshe. Është një Elhaidë e re, është një Elhaidë që unë e kam ditur se e kisha por që për ta nxjerrë jashtë kisha nevojë për bashkëpunëtorë të mrekullueshëm...

Flavio: Dakord. Unë nuk do të doja të konsumoja pjesë të hidhura se është mëngjes, por kjo quhet “fatkeqësisht” Kafe Shqeto, kështu që më duket interesante që nuk kemi pasur sharje dhe negativitet, por një kritikë të shëndoshë në raport me albumin. A mendon edhe ti kështu?

Elhaida: Jam nga ata persona që beson se kritika na bën më mirë se komplimentet. Kam shumë nevojë për kritikë për t’u rritur, kështu që e vlerësoj gjithmonë.

Flavio:  Elton Deda ishte një nga ata që kishte shumë për të thënë për këtë, por lajmi i mirë është se e ka shijuar, e ka konsumuar të gjithën, megjithëse sipas tij kishte një vazhdimësi, një ngjashmëri nga njëra këngë tek tjetra. Apo mos është një keqkuptim?! Si do ta lexoje ti këtë, si do të reagoje ti ndaj saj?”

Eh, tani nëse jeni kuriozë dhe doni ta dini përgjigjen e këngëtares, dëgjojeni vetë më mirë në videon e mëposhtme./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco