Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Gjashtë motrat e mbretit Zog, princeshat Adile, Nafije, Senije, Myzejen, Ruhije dhe Maxhide

Gjashtë motrat e mbretit Zog, princeshat Adile, Nafije, Senije, Myzejen, Ruhije dhe Maxhide

07:19, 24/09/2021
A+ Aa A-

Mbreti Zog kishte 6 motra. Ato ishin Princeshat Adile, Nafije, Senije, Myzejen, Ruhije dhe Maxhide.

Në një Shqipëri që po përpiqej të ikte nga orienti e të shkonte drejt oksidentit, ato qenë të parat që dolën në plazh me kostume banje evropiane.

Po fati në dashuri dhe jetën bashkëshortore nuk është se u ka ecur shumë, përveç princeshës Adile, e cila u martua me Emin Bej Agolli-Doshishti dhe patën tre djem dhe dy vajza. Ajo iu perkushtua familjes dhe jetuan në Angli. Vitet e fundit të jetës i kaloi në Paris pranë djalit të saj të pamartuar, Salihut.

Nga ana tjetër, Princesha Nafije u martua me Ceno Bej Kryeziun me të cilin pati një djalë Esatin (Princ Tati) por i shoqi u vra në 1927-tën, e pas vdekjes së tij, princesha se bashku me të birin jetuan në Familjen Mbretërore, nga e cila nuk u ndanë as në ekzil.

Princesha Senija u martua me princ Mehmet Abid të Turqisë, djalin e Sulltan Abdulhamid II, por u divorcuan. Nuk patën femijë, ndërsa pjesën tjetër të jetës ajo e kaloi me vëllanë dhe motrat Myzejenin, Ruhijen dhe Maxhiden, të cilat nuk u martuan asnjëherë dhe deri në fund të jetës qëndruan në Familjen Mbretërore.

Në fotografitë e mëposhtme janë princeshat gjatë vizitave të tyre nëpër Shqipëri.

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco