VIDEO/ Botohen 'Dorëshkrimet e fshehta të burgut' të poetit Visar Zhiti

VIDEO/ Botohen 'Dorëshkrimet e fshehta të burgut' të poetit Visar Zhiti

13:53, 23/09/2021
A+ Aa A-

Kanë njohur dritën e botimit “Dorëshkrimet e fshehta të burgut”, poezitë e shkruara me dorën të poetit Visar Zhiti, që vuajti 10 vite heqje lirie i akuzuar se shkroi kundër regjimit.

Nga SYRI TV

Poeti rrëfehen vitet e vuajtjeve të mëdha teksa përpiqej të shpëtonte krijimet e tij, ndërsa pohoi se shkrimet qenë më të forta se diktatura. 

Asnjë dorë,

Asnjë dorë,

Asnjë dorë, s’duhet të prekë fletët e jetës tënde që e burgosën...

Por fytyrën e dëshiruar të dashurisë, shpesh ledhatojnë fshehurazi...

Kjo është nga poezitë e shumta  të poetit Visar Zhiti, që vijnë në “Dorëshkrimet e fshehta të burgut”, ku poezitë e shkruara me dorë, përmes botimit anastatik na njohin me kohën kur ai vuante dënimin në burgun e Spaçit dhe Qafë-Barit. Poeti vuajti 10 vite heqje lirie, për poezitë që regjimi komunist me gjyq i shpalli armiqësore. Poezia quhej “Vesi i poshtër” në dosjen e tij, ndërsa Zhiti s’e mendonte kurrë, se mënyra e të jetuarit me krijime e se vet poezia do ta shpinte pas hekurave.

11 fletoret me poezi u liruan para poetit. Zhiti mundi t’i shpëtonte dorëshkrimet duke ia dhënë të ëmës, megjithatë ankthi për të krijuar dhe zbrazëtia që i la mungesa e tyre u bënë motivi për të mos e lënë padore krijimin. Diktatura luftoi të shkërmoqte ëndrrat në sytë e poetit, por beteja qe e humbur.

I prekur nga rrëfimi i poetit të zëshëm, regjisori Edmond Budina në përmbyllje të aktivitetit u shpreh se duhen ndërtuar muze në vendet ku kanë vuajtur ish të burgosurit, që ajo kohë t’i përkasë kujtesës së gjithsecilit, ndërsa shkrimtari Andreas Dushi, që së bashku me bashkëshorten e tij Edën punuan për botimin e këtij libri i cilëson poezitë e Zhitit si martire.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco