VIDEO/ ‘Ekrani i artit’, Festivali i Filmit në oborret e familjeve shkodrane si qendra arti

VIDEO/ ‘Ekrani i artit’, Festivali i Filmit në oborret e familjeve shkodrane si qendra arti

14:20, 19/09/2021
A+ Aa A-

“Ekrani i artit” rikthen për të katërtin vit radhazi, në tri netë festivalin e filmit me metrazh të shkurtër e me metrazh të gjatë.

 Në nisje të këtij programi projektimi të filmave Teatri Migjeni do të kthehet në qendrën, ku do të shfaqen këto produksione, ndërsa në frymën e këtij organizmi oborret e shtëpive të familjeve Hoxha dhe Shiroka në Shkodër do të shndërrohen në një tjetër hapësirë për transmetimin e tyre.

Kuratori Adrian Paci ka rrëfyer për Syri Tv se si mori jetë ky organizim madhështor, si fillim në shtëpizën “Art House” në vitin 2015, që si simbolikë ka ruajtjen e traditës.

Filma- autorë mbi jetën e krijimtarinë e artistëve bashkëkohorë, ngacmuan nostalgjinë e publikut për kinemanë si një institucion i rëndësishëm në edukimin e brezave, ndërsa regjisori Tin Dirdamal u ndal te filmi që po xhiron në Shkodër pa harruar se si nisi dëshira për të marrë pjesë në “Emrin e artit”. 

"Adrianin e takova rastësisht një dite kur erdha ketu dhe krijuam miqësi. I tregova cfare kisha bere dhe sapo kisha mbaruar filmin,ai me tha se po afrohet eventi i Festivalit te Filmit dhe me ftoi te merrja pjese. Filmi i cili u shfaq ketu e kam mbaruar ne fillim te ketij viti.ky film ka disa te vecanti dhe nje nder to eshte se e realizova kur jetoja ne Vietnam dhe u jepja mesim te rinjve te cilet donin te beheshin regjisorë. Nje dite ata vendosen te beheshin bashke dhe e emertuan me emrin DOGMA . Ideja e formimit te grupit dhe te gjithe filmit  ishte se do ta benim brenda rregullave. Njeri nga rregullat ishte qe filmi te jetonte vetem 2 vjet,qe do te thote qe nga momenti qe do ta shfaqnim per here te pare do te prisnim 24 muaj. Pas atyre 24 muajve nuk do ta shfaqnim me filmin do ta shkatërronim. Qe nga momenti qe jam shperngulur ne Shqiperi  kam filluar të punuoj per nje film te ri, të cilin po e xhiroj ketu ne Shkoder dhe pjese te tjera te shqiperise . Eshte nje film qe une e kam nisur ta realizoj me tim bir. Une dhee djali im po punojme bashke dhe po krijojme nje film te ri. fimi i ri qe ne po bejme tani ka si tematike periudhen kur une isha shume i ri dhe per pak u bera prift e se si papritmas pak më vone ndalova të besoja ,dhe kur ndalova se besuari në Zot  lindi djali. Këtu mori fill gjithçka, të tjerat do t’i zbuloni kur të shihni filmin."

Për Lekë Gjeloshin, që është pjesë e stafit organizativ “Ekrani i artit”, rritja e festivalit është qartësisht e evidentueshme, duke parë edhe prodhimet cilësore filmike që marrin pjesë, ndërsa bashkëjetesa moshore e publikut e bën edhe më interesant atë. Gjeloshi u ndal edhe te filmat që u prezantuan këtë vit. 

"Një tjetër mikëpritës i festivalit ishte Kolë Shiroka. Shtëpia e familjes Shiroka kishte çfarë t’i orfronte dashamirësve të artit shkodranë. Shtëpia 200 vjeçare hapi dyert për “Ekranin e artit”, si një mënyrë për të bashkëjetuar me të renë, por pa harruar traditën."

Proceset jetësore, evoluimi, marrëdhënia e njeriut me kafshët dhe me teknologjinë këto janë disa nga tematikat e 20 prodhimeve filmike që do të prezantohen përgjatë datave 9-12, duke e kthyer qytetin e Shkodrës në epiqendrën e artit dhe të filmit.

Ndër synimet kryesore të këtij festivali është bashkëjetesa e artit, pa pasur kufizime në kombësi, kohë dhe tematikë, ndërsa Adrian Paci ka vendosur të hapi një faqe të re në historinë e artit bashkëkohor.

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco