VIDEO/ Gjon Muharremaj e lë pa fjalë, jurinë e The Voice France Këngëtari Patrick Fiori duke votuar pro Muharremajt

VIDEO/ Gjon Muharremaj e lë pa fjalë, jurinë e The Voice France

09:16, 16/09/2021
A+ Aa A-

Pas plot një viti, për të festuar një dekadë transmetimi të talent show-t më të njohur muzikor në botë “The Voice All Stars France vjen me një edicion të ri.

Vlen të theksohet se pas karrigeve të kuqe të jurisë së përbërë nga yjet e muzikës franceze nuk do të jenë aspirantët për këngëtarë, por yje të njohur të industrisë muzikore të cilët do të kërkojnë riafirmimin e tyre si artistë, por kësaj here do të duhet të kalojë nëpërmjet veshit muzikor dhe sigurisht  karrigeve të juries, transmeton albinfo.ch.

Në pserinë e radhës në garë ishte këngëtari shqiptar Gjon Tear’s i cilli arriti të kthejë të pesë karriget e anëtareve të jurisë. Gjon’s Tears u ngjit në skenën e “The Voice All Stars” me interpretimin e këngës “Corpse” të artistes Yseult.

Ngjyrat e tij të zërit, mjeshtëria e këndimit i befasoi jurinë, duke e cilësuar si këngëtar profesional dhe i saktë në tonet e tij muzikore.

Gjon Muharremaj e nisin rrugëtimin e tij në muzikë pikërisht në një talent show. Në vitin në vitin 2011, në moshën 12 vjeç, garoi në sezonin e parë të talent show-t “Albanians Got Talent”, ku arriti të renditej i treti në finale. N

jë vit më vonë, ai arriti në gjysmëfinalen e “Die grössten Schweizer Talente”. Në vitin 2019, ai mori pjesë në audicionet për sezonin e tetë të “The Voice France” ku arriti në gjysmëfinale.

Për të pushtuar me tej në vitin 2021, skenën europiane te Eurovision Song Contest, ku u rendit i dyti.

Në 10 vjet “The Voice” në Francë më shumë se 1 mijë talente kanë shkelur në skenën legjendare. Zëra ikonikë, me më shumë se 10 milionë albume të shitur, pjesëmarrje në muzikalët më të mëdhenj, “18 NRJ Music Awards”  “3 Victoires de la musique” dhe “1 César”. 10 vjet gjatë të cilave artistët më të mëdhenj francezë u ulën në kolltuqet e kuqe. Një nivel absolutisht i jashtëzakonshëm i konkurrencës i cili bashkon kremin e talenteve të së kaluarës në “The voice” dhe pesë trajnerë historikë të programit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco