Më 13 shtator 1907, kur lindi Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko)

Më 13 shtator 1907, kur lindi Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko)

07:20, 13/09/2021
A+ Aa A-

Si sot, u lind më 13 shtator 1907, Mitrush Kuteli – Dhimitër Pasko.

Mitrush Kuteli (pseudonimi i Dhimitër Paskos) ishte ekonomist, financier, shkrimtar, përkthyes, gazetar, mbledhës foklori e mbledhës i shpirtit shqiptar shpërndarë në shekuj e vise. U nda nga jeta në moshën 60 vjeçare më 4 maj 1967.Image

Dokumentet e AQSh të lidhura me Mitrush Kutelin numërohen me gishta, ndaj nuk ishte e thjeshtë të gjenim diçka për të kujtuar këtë të vdekur të gjallë.

Mbetëm tek këto materiale që publikojmë këtu.

Janë dy nga 8 fletë dorëshkrimi, shkruar në letër me stilograf, të cilat përmbajnë një tregim të Kutelit, të përkthyer në gjuhën frënge. Titulli i tregimit në përkthim është “Les Souvenirs des Souvenirs”, në fund mban shënimin: “Mitrush Kuteli, tiré du journal Shqipëria e Ré, X, 376, Constance, 1929”, por askund emrin e përkthyesit.

Dorëshkrimi ndodhet, bashkë me disa kopje të daktilografuara të të njëjtit tekst, i vendosur në Fondin “Musine Kokalari”, Dosja 66 (Fondi nr. 437).

Titulli i dosjes nuk na jep ndonjë të dhënë lidhur me përkthyesin/përkthyesen, shkruan  Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit. - Meqenëse arkivistët kanë dy të meta të mëdha, nuk janë të gjithëditur dhe nuk flasin pa ditur, publikojmë këto fragmente të dorëshkrimit për të kujtuar të paharruarin Dhimitër Pasko, duke e lënë në dorë të informacionit të publikut identifikimin e autorit apo autores së këtij përkthimi. Nëse dikush e njeh përkthyesin, nuk premtojmë ndonjë çmim, vetëm e ftojmë të vijë në AQSh dhe të shohë dorëshkrimin në origjinal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco