VIDEO/ Nata e dytë e festivalit 'Ekrani i artit', organizimi në oborrin e familjes Hoxha në Shkodër

VIDEO/ Nata e dytë e festivalit 'Ekrani i artit', organizimi në oborrin e familjes Hoxha në Shkodër

19:43, 11/09/2021
A+ Aa A-

Nata e dytë e festivalit të filmit “Ekrani i artit” ka zgjuar interesin e artdashësve, që e ndoqën organizimin nga oborri i fisit të zëshëm shkodran, Hoxha.

“Përmes këtij festivali promovohet arti”, u shpreh përfaqësuesi i familjes Hoxha.

Regjisori Tin Dirdamal u ndal te krijimi i filmit, ndërsa Qashif Hoxha tha se përmes këtij organizimi promovohen të gjitha dimensionet e artit.

Filma autorë mbi jetën e krijimtarinë e artistëve bashkëkohorë, ngacmuan nostalgjinë e publikut për kinemanë si një institucion i rëndësishëm në edukimin e brezave,

Regjisori Tin Dirdamal u ndal te krijimi i filmit, duke thënë:  “Kam gjashtë muaj që jam vendosur në Shkodër, së bashku me familjen time. Këtë film e kam krijuar me një grup regjisorësh vietnamez, gjatë periudhës kur ai dhe familja e tij ka jetuar në Vietnam. Ka disa rregulla që do t’i shihni pastaj gjatë shfaqjes së filmit. Pas shfaqjes filmi mund të shfaqet edhe për dy vite të tjera. Dhe mbas këtyre dy viteve, ai s’do shfaqet më në publik”.

Ndër synimet kryesore të këtij festivali është bashkëjetesa e artit, pa pasur kufizime në kombësi, kohë dhe tematikë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco