Në gusht 1942 u nda nga jeta Abdi bej Toptani, një nga firmëtarët e Pavarësisë

Në gusht 1942 u nda nga jeta Abdi bej Toptani, një nga firmëtarët e Pavarësisë

13:02, 05/08/2021
A+ Aa A-

Më 1 gusht 1942 është ndarë nga jeta Abdi bej Toptani, një nga firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. Abdi Toptani ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare, prijës çetash dhe ministër Financash në qeverinë e parë, pjesëtar i Këshillit të Naltë dalë nga Kongresi i Lushnjës.

Ka lindur më 28 gusht 1864, në Tiranë, aty ku dhe kreu mejtepin, ndërsa të mesmen e zhvilloi në Stamboll. Ishte viti 1895 kur kthehet në atdhe.

Ka organizuar forcat kryengritëse kundër osmanëve në korrik të vitit 1912 dhe ka bashkëpunuar me Imzot Nikollë Kaçorrin dhe Mustafa Krujën në qarqet patriotike.

Me ardhjen e Princ Vidit më 1914, caktohet ministër i Bujqësisë dhe Industrisë. Viti 1915 Abdi Toptanin e gjen jashtë atdheut, në organizimet patriotike të shqiptarëve në Zvicër.

Abdi Toptani ishte nga aktivistët kryesorë në Kongresin e Lushnjes dhe për këtë u zgjodh antar i Këshillit të Lartë së bashku me Aqif pashë Elbasanin, Imzot Luigj Bumçin dhe dr. Mihal Turtullin.

Përkrahu kryengritjen e marsit 1922 udhëhequr nga Bajram Curri e Elez Isuf Ndreu, për të cilën u dënua me vdekje, por lejohet të largohet në Austri. Pas amnistimit tërhiqet krejtësisht nga jeta politike. Vitin e festimit të 30 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, evenimetit historik ku ai mori pjesë. Në vitin 1942, Toptani vdiq në Tiranë.

Në foton 1: Abdi Toptani
Në foto 2/3: Funerali i Abdi Toptanit, Tiranë, 1942.
Në foton 4: Deklarata e Pavarësisë. Foto nga AQSH.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco