Laura Nexha dhe Mehmet Xhelili sjellin thellësi në linjat e lavdishme të komedisë brilante

Laura Nexha dhe Mehmet Xhelili sjellin thellësi në linjat e lavdishme të komedisë brilante

11:09, 02/08/2021
A+ Aa A-

Dy mbrëmjet e fundit të muajit korrik, në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve, u pritën me shumë dashuri.

Komedia universale "Duke edukuar Ritën", me aktorët Laura Nezha dhe Mehmet Xhelili, prodhim i Teatrit Shëtitës Çajupi.

 

Rita, (Laura Nezha), ëndërron të ketë një jetë, që shkon përtej punës në një sallon flokësh.

Ajo regjistrohet në një Universitet të Hapur për të studiuar letërsi dhe është caktuar nën kujdesin e pedagogut Frenk.

Rita e Nezhëz lulëzoi, miqtë e rinj, puna e re dhe një vlerësim i ri për jetën e bënë më shumë se rrezatuese në fund të shfaqjes.

Këto netë, Nezha na paraqiti një Rita të ngrohtë, por me gjuhën ‘brisk’, që përçoi fraza tejet zbavitëse. Nezha, meriton  një duartrokitje jashtë skenës, si e mirënjohur për të marrë përsipër dhe realizuar  karaktere që dalin nga shpella origjinale.

 

Mehmet Xhelili, në rolin e Frenkut ishte vërtet i shkëlqyer. Xhelili me finesë përmes dialogut, me shumë  humor e ftoi partneren dhe së bashku ndërtuan një debat rreth temave me peshë të madhe: vlera e artit "të lartë" dhe "të ulët", çfarë është në të vërtet kultura, vlera e opinionit nga pika të ndryshme vështrimi. Shfaqja e shisheve të uiskit pas librave, e bënin Xhelilin gjithnjë e më të çrregullt.

"Duke edukuar Ritën" dhuroi dy mbrëmje të mrekullueshme, të pasura, argëtuese dhe me humor, por gjithashtu dhe një dialog tërheqës dhe inteligjent, në mënyrë origjinale në lidhje me kuptimin e  jetës. Shfaqja gjithashtu, ngriti për publikun pyetje si, ç'është liria, ç'është edukimi dhe nga çfarë perspektive opinionet përcaktohen si " korrekte." Shfaqja do të jetë përsëri në një akord me publikun në fillim të muajit shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco