‘Duke edukuar Ritën’ vjen sot dhe nesër në skenën e Teatrit Veror të Universitetit të Arteve

‘Duke edukuar Ritën’ vjen sot dhe nesër në skenën e Teatrit Veror të Universitetit të Arteve

10:18, 30/07/2021
A+ Aa A-

Komedia brilante “Duke edukuar Ritën”, vjen në skenën e Teatrit Veror të Universitetit të Arteve.

Laura Nezha, parukiere dhe Mehmet Xhelili, pedagog letërsie do të performojnë sot dhe nesër në orën 21:00, në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve, në një dekor mbresëlënës, komedinë e anglezit të famshëm Willy Russell.

 

Komedia është përkthyer mjeshtërisht nga Artur Lena. Asistente të regjisorit Kiço Londo, do të jenë të paepurat Klaudja Piroli dhe Flobensa Bezati.

Rita e Laura Nezhës, e pakënaqur me jetën e mërzitshme të punës si parukiere, regjistrohet në një Universitet te Hapur.

 

Frank i Mehmet Xhelilit, një profesor i vjetër dhe i nderuar pranon të udhëheq kursin si shtesë për të ardhurat e tij.

Takimi dhe njohja e tyre përmes situatave komike dhe lirike do të ketë një ndikim të ndërsjellë. Për ta ndjekur nga afër këtë shfaqje mund të rezervoni në numrin 0694820625.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco