Qyteti i Lezhës ka nisur vrullshëm jetën kulturore. Rreth 100 fëmijë të Qendrës kulturore dhe ata të shkollës së muzikës e shndërruan sheshin në një festë plot ngjyra.
Instrumentistët e vegjël dhe kërcimtarët dhuruan për të pranishmit performanca argëtuese.
Ata performuan në kërcim dhe në instrumente të ndryshme muzikore.
Për organizatorët, kjo është një mundësi e mirë për të promovuar talentet e reja, ndërsa fëmijët shprehen të emocionuar për festivalin.
Përmes këtij aktiviteti, që synohet të bëhet traditë, mbrëmjet në Lezhë do të marrin një kuptim tjetër.
© SYRI.net