VIDEO/ Prezantimi i shfaqjes ‘Duke edukuar Ritën’. Londo: Goditje, po humbasim njëri-tjetrin

VIDEO/ Prezantimi i shfaqjes ‘Duke edukuar Ritën’. Londo: Goditje, po humbasim njëri-tjetrin

12:03, 29/07/2021
A+ Aa A-

Kur parukierja e martuar Rita, e cila interpretohet nga Laura Nezha, regjistrohet në një kurs universitar për të zgjeruar horizontin e saj, pak e kupton se ku do ta çojë udhëtimi.

Tutori i saj Frank, (Mehmet Xhelili) është një poet i zhgënjyer, akademik i shkëlqyer dhe alkoolist i përkushtuar, i cili nuk është entuziast për edukimin e Ritës, por kur këta dy njerëz bashkohen shpejt e kuptojnë se sa kanë për t'i mësuar njëri-tjetrit.

Kjo komedi gazmore, ironike dhe e ngrohtë fitoi Çmimin Olivier kur u prodhua në West End të Londrës nga ‘RSC’ dhe u adaptua në filmin me shumë çmime, ku interpretojnë Julie Walters dhe Michael Caine.

Shkruar nga një prej dramaturgëve anglezë më të mirë Willy Russell dhe me protagonist një nga aktorët tanë më të dashur Mehmet Xhelili si Frank dhe prezantimin spektakolar e magjik të  Laura Nezhës si Rita.

Ky prodhim i drejtuar nga Kiço Londo i Teatrit Shetitës pritet të grumbullojë shumë vlerësime.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco