Marie Gusho: Lasgushi i donte shumë kafshët. Ka shkruar në ditar dhe ka qarë për të gjithë qentë e tij

Marie Gusho: Lasgushi i donte shumë kafshët. Ka shkruar në ditar dhe ka qarë për të gjithë qentë e tij

22:21, 27/07/2021
A+ Aa A-

Në A-Show me gazetarin Adi Krasta, Marie Gusho, foli edhe për marrëdhëniet e babait të saj poetit Lasgush Poradeci me kafshët, ku tha se i ka qarë të gjithë.

‘I kam kërkuar Veliajt që t’i vendoste një shkolle emrin e mamasë time, sepse ishte një mësuese e merituar.

Babai i donte tmerrësisht shumë kafshët. Për të gjithë qentë është shkruar në ditarin e tij dhe të gjithë i ka qarë dhe varrosur.

Cuci, qeni i fundit na ka zbukuruar jetën, na ka lehtësuar dhimbjen e komunizmit.

Lasgushit iu bë shumë qejfi që ia botuan kosovarët “Vdekjen e Nositit”.

Lasgushi thoshte ‘e sundoj gjermanishten’, dinte frëngjisht, italisht, rumanisht dhe sanskritisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco