Marie Gusho: Poradeci nuk e takoi kurrë Enver Hoxhën, refuzoi edhe ftesën e Zogut

Marie Gusho: Poradeci nuk e takoi kurrë Enver Hoxhën, refuzoi edhe ftesën e Zogut

21:26, 27/07/2021
A+ Aa A-

Marie Gusho, vajza e poetit të madh të lirikave shqiptare. Lasgush Poradeci, ndërsa u ndal gjatë A-Shoë me gazetarin Adi Krasta, te një fotografi e babait në vitin 1937 me personalitete të shquara të kohës, ndau për publikun edhe marrëdhënien e poetit me drejtuesit politikë të Shqipërisë në dy faza të vështira për vendin. Gusho tha se Poradeci nuk shkroi kurrë për Zogun dhe nuk pranoi ftesën e tij për të jetuar në oborrin e tij, po kështu ai nuk e takoi kurrë Enver Hoxhën dhe nuk shkroi për të.

‘Këta ishin europianë të vërtetë. Është viti 1937 kur Asdreni ka ardhur në Shqipëri dhe festohej 25 vjetori i ngritjes së Flamurit.

Këtu jemi të Kafja e madhe në Shkodër. Ishte koha kur Ernest Koliqi ishte ministër i Kulturës.

Në foto është Tefta Tashko Koço, Asdreni, babai, Gjergj Tashko në cep.

Lasgushin e ka futur në mes. Ishte poeti i ditës.

Lasgushi nuk e takoi kurrë Zogun. Dhe nuk shkroi kurrë për Zogun.

Doktor Basho që ishte mjek i Zogut, ky i fundit i tha që Lasgushi të vijë të rrijë në pallat, të mos shkruajë për mua, por unë e kam për nder të vijë të rrijë në pallat.

Dhe doktor Basho që ishte kushëri i parë me babain, i tha derisa ai nuk ka ardhur, nuk do të përzihet me këto punë.

Babai im nuk është takuar kurrë me Enver Hoxhën.

As nuk janë parë ndonjëherë. Kurrë, kurrë, kurrë. 

Babai se ka përmendur as te ditari i vet që ka mbajtur gjithë jetën. As se ka përmendur kurrë.

Në atë ditar ka qenë 100 përqind i çiltër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco