VIDEO/ 'Rilindja' heq nga sheshi pas 87 vitesh, monumentin e Çerçiz Topullit

VIDEO/ 'Rilindja' heq nga sheshi pas 87 vitesh, monumentin e Çerçiz Topullit

15:14, 22/07/2021
A+ Aa A-

Monumenti i Çerçiz Topullit është hequr pas 87 vitesh nga sheshi që mban emrin e tij në Gjirokastër. Heqja është bërë për shkak të rikonsktrusionit të sheshit, ndërkohë që nuk dihet fati për vendin ku do të rivendoset. Arkitekti Reshat Gega deklaron se do të ketë një diskutim të gjerë mbi rivendosjen, por ai është i bindur se sërish do të jetë në shesh.

Nga SYRI TV

Monumenti i heroit Çerçiz Topulli është hequr nga sheshi që mban të njëjtin emër në Gjirokastër, ku ka qëndruar 87 vite me radhë. Shkak janë bërë punimet për rikonstruksionin e sheshit.

Arkitekti Reshat Gega është shprehur se deri në fund të punimeve, monumenti do të qëndroje brenda një ambienti që do të krijohet enkas dhe vepra do i nënshtrohet restaurimit.

Arkitekti Gega deklaron se ende nuk ka një ide se ku do të vendoset monumenti i heroit pas rikonstruksionit të sheshit, ndonëse ai shprehet i bindur se do të rivendoset sërish në të njëjtin shesh.

Monumenti i heroit Çerçiz Topulli u vendos në Gjirokastër në vitin 1934 dhe u realizua nga skulptori i madh Odhise Paskali.

Ky monument u realizua më 18 Mars të atij viti me kontributin financiar të shqiptarëve brenda e jashtë vendit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku22/07/2021 16:10

Do të vendoset monumenti i Mol Kadares, vepër e piktorit të modh Edvin Kristaq Rama me asistencën e atij skulptorit që realizoi këpordhën tek kryeministria.

Shto koment

Denonco