Përkujtohet poeti martir Genc Leka, pushkatuar më 17 korrik 1977

Përkujtohet poeti martir Genc Leka, pushkatuar më 17 korrik 1977

07:11, 17/07/2021
A+ Aa A-

Përkujtohet sot poeti martir Genc Leka (23 mars 1941 - 17 korrik, 1977)

Poezia e fundit
O hënë, pse dole, moj, kaq e trishtuar,
Mos vallë për mua po mban zi? 
……..
Ç’më fsheh ashtu me sy të lotuar,
Mos m’u sos jeta dhe unë s’e di?
Po dhe në vdeksha, jeta s’ka të mbaruar
Dhe pse sot po shkruaj të fundmen poezi.
(Shkruar në gusht 1976, pak ditë para arrestimit që i mori jetën)

Genc Leka ishte mësues dhe poet, i pushkatuar në kohën e regjimit komunist. Lindi më 23 mars 1941 në fshatin Bërzeshtë të rrethit të Librazhdit. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Mes viteve 1959-1962 studioi në Shkollën Pedagogjike të Elbasanit dhe pastaj më 1960-61 e emëruan mësues në Zdrajsh, në krahinën e Çermenikës. Në vitet 1967-68 shërbeu ushtar, pranë Cërrikut.

Prej vitit 1959 ishte vënë në përpunim nga organet e Sigurimit. U arrestua më 31 gusht 1976 dhe pas njëmbëdhjetë muaj torturash në hetuesinë e Librazhdit, u akuzua për “sabotim dhe agjitacion e propagandë”. Me vendimin nr. 45 më 16 qershor 1977 dënohet me pushkatim bashkë me kushëririn e tij poet Vilson Blloshmi. Pas një kërkese për falje, më 16 korrik 1977 Presidiumi i Kuvendit Popullor njoftoi refuzimin e faljes së jetës.

U ekzekutua bashkë me kushëririn e tij, Vilson Blloshmin, më 17 korrik të vitit 1977, në vendin e quajtur “Përroi i Firarit”. Më 1994, Presidenti i Republikës i akordoi dekoratën“Martir i Demokracisë”.

Një vit më vone emri i ti iu vu një prej shkollave 9 vjeçare të Librazhdit. Në vitin 2009, nën kujdesin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve u botua vepra e tij e plotë. Në vitin 2010 Presidenti i Republikës i akordoi dekoratën “Nderi i Kombit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco