Ndahet nga jeta në moshën 83 vjeçare, simboli i anti komunizmit shqiptar

Ndahet nga jeta në moshën 83 vjeçare, simboli i anti komunizmit shqiptar

16:07, 12/07/2021
A+ Aa A-

Shkrimtari dhe poeti, ish i përndjekur politik Uran Kostreci është ndarë nga jeta mesditën e sotme.

Lajmin e ka dhënë me një njoftim në Facebook, gazetari Nebil Çika, njëkohësisht edhe kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë.

‘Shuhet Uran Kostreci !

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se legjenda e qëndresës antikomuniste Uran Kostreci, ndërroi jetë sot. Në emër tim dhe të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë ju shpreh ngushëllimet familjarëve miqve bashkëvujtesve dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Qofsh  i parajsës kampion i qëndrës dhe asketi i lirisë!’, shkruan Çika në Facebook.

Kush është Uran Kostreci!

Lindi më 1938, në Sarandë. Arrestuar 5 gusht 1961. Më 28 tetor 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi ‘për tradhti ndaj atdheut’, e mbetur në tentativë, me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet.

Më 28 qershor 1973, Gjykata e Matit, e dënoi ‘se ka fyer përfaqësuesin e pushtetit’ dhe se ka bërë ‘agjitacion e propagandë’, me 8 vjet burg. Kreu gjithsej 20 vjet burg, u lirua më 13 qershor 1981.

Pas burgut bëri 5 vjet internim, 1983-1988 në fshatin Kurtaj të Peqinit, ku u dënua me 3 vjet burg për largim pa leje nga internimi. Ka filluar të shkruajë poezi që në gjimnaz, por nuk mundi të botohej për arsye biografie.

Botimet e para i ka filluar pas rënies së regjimit komunist në shtypin e përditshëm. Ka botuar disa vëllime poezi dhe një novelë. Ndër më të njohurat është poema ‘Epopeja e karkalecave’, të cilën e shkroi në vitet e burgut të Burrelit dhe mundi ta nxirrte që aty sepse e mësoi përmendësh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari12/07/2021 17:31

Ngushellimet e mia me te sinqerta familjes, per kete simbol te demokracise. U prehte ne paqe, qofte prej banoreve te Xhenetit INSHALLAH.

Shto koment

Denonco