EMRI/ Lajm i trishtë, ndahet nga jeta mjeshtri i muzikës shqiptare

EMRI/ Lajm i trishtë, ndahet nga jeta mjeshtri i muzikës shqiptare

12:25, 11/07/2021
A+ Aa A-

Një lajm i trishtë ka ardhur për muzikën shqiptare. Është ndarë sot nga jeta simboli i sazeve të Delvinës i njohur me emrin Cika ose Qamil Musto.

Klarinetisti që ka përfaqësuar dhe nderuar qytetin e Delvinës në shumë festivale lokale, kombëtare e më gjerë. I vlerësuar ndër vite me çmime e medalje si:

– Medalja “Naim Frashëri” në vitin 1983 dhe1988

– “Laureat i Festivalit” më 1988

– “Mirënjohje Qytetare” nga Këshilli Bashkiak Delvinë më 05.12.2008.

Klarineta e Cikës me ëmbëlsinë dhe mjeshtërinë e tij, ka përcjellë sa e sa melodi dhe tinguj magjepsës.

Kabaja dhe vallja dyshe delvinjote kanë shoqëruar breza e breza të tërë instrumentistësh gjatë gjithë historisë së sazeve tona. Pas Laver Bariut, Cika është mjeshtri më i njohur i muzikës popullore që do t’i mungojë publikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco