VIDEO/ Çelet panairi i parë i librit për fëmijë, Anisa Ymeri: Ftesë fëmijëve, për lexime të mira

VIDEO/ Çelet panairi i parë i librit për fëmijë, Anisa Ymeri: Ftesë fëmijëve, për lexime të mira

11:45, 25/06/2021
A+ Aa A-

Është çelur panairi i parë i librave për fëmijë me tituj dhe tematika të ndryshme. Organizatorja e aktivitetit Anisa Ymeri u bëri ftesë fëmijëve dhe prindërve, që të njiheshin me librat, ndërsa ministrja Elva Margariti u surprizua nga shumëllojshmëria e titujve.  

Nga SYRI TV.

“Lexova një libër një herë dhe gjithë jeta ime ndryshoi”, ka shkruar Orhan Pamuk. Nëpër ëndërritje, në udhëtime në kohë dhe hapsirë, në ngacmime të imagjinatës, i ftojnë titujt e shumtë të  prezantuar në panairin e parë të librit për fëmijë, vogëlushët e Tiranës.

Organizatorja Anisa Ymeri  u shpreh se aktiviteti vjen si ftesë, që të vegjëlit dhe prindërit të përhumben në lexime të mira. 

E pranishme në çeljen e panairit të librit për fëmijë ishte dhe Ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila përshëndeti aktivitetin dhe shumëllojshmërinë e titujve.

Për të pasur një verë të bukur, një arratisje drejt përrallëzave dhe aromës së librave do të ishte mnëyra më e mirë për t’i kaluar ditët e pushimeve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco