Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

Mimoza Ahmet çel ekspozitën ‘Cathexis’, një mjet për të kuptuar tjetrin

Mimoza Ahmet çel ekspozitën ‘Cathexis’, një mjet për të kuptuar tjetrin

15:31, 24/06/2021
A+ Aa A-

 “Cathexis” është quajtur ekspozita e Mimoza Ahmetit me punime të relizuara kryesisht gjatë periudhës së pandemisë Covid 19, çelur në galerinë “Kalo”.

Artistja vë në epiqendër të pikturave qenien njerëzore parë në procesin e riformimit të kapaciteteve njohëse e krijuese që katekohet në marrëdhënie me tjetrin.

“Kam vite që studioj Kateksin. Ai është mjeti, mënyra se si ne formojmë koshiencën, dispozitën e sjelljes, dispozitën e kuptimit, dispozitën e pritshmërisë dhe gradualisht duke qenë se jemi një vend me politikë të fortë nga brenda dhe nga jashtë arrihej të kuptohej pak nga pak, megjithëse duke e parë nga sfera e psikologjisë arrita të kuptoj që kateksis është shumë i rëndësishëm për të kuptuar tjetrin dhe tjetri për të na kuptuar ne”, u shpreh Mimoza Ahmeti për Syri Tv.

Në rastin e pikturës përzgjedhja e objektit është tërësisht intuitive, ndërsa simbolikat sipas Ahmetit janë të pavetëdijëshme.

'Simbolika është ndërtuar në mënyrë inkoshiente, psh në këtë figurë që dashje pa dashje që përsësitet në një version tjetër kam temën e kompartimentit domethënë të  një zone në tren, ku një vajzë e përsosur ë me një lopë ose me një ka në kompartiment. Kjo është një simbolikë midis dy shtresave sociale, të cila, zhvillimi urban i ka bashkuar në një hapësirë dhe që e kanë shumë të vështirë të kuptojnë njëri-tjetrin”, sqaroi Ahmeti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco