Rilindasi Thimi Thomo Krei: 'Istoria dhe isetorët i kanë bërë një shtrembëtirë të madhe Nikolloit Maqavelloi'

Rilindasi Thimi Thomo Krei: 'Istoria dhe isetorët i kanë bërë një shtrembëtirë të madhe Nikolloit Maqavelloi'

07:00, 22/06/2021
A+ Aa A-

“Maqavellon kur këndonjëm
Shumë dashuri fitonjëm
Për lirjen të Shqipërisë
Nga skllavosja e Turqisë.
Për bashkimn’ e Shqipëtarit
Atij trimit luftëtarit.”

Ky është epigrami i Thimio Thomo Kreit kushtuar Niccolò Machiavelli-t, i cili ndërroi jetë më 21 qershor 1527 në Firence, Itali.

Konsiderohet si ati i filozofisë moderne politike dhe i shkencave politike.

Machiavelli nuk pati ndonjëherë lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët, megjithatë, një shqiptar rilindës i shek. XIX, Thimi Thomo Krei, i ndikuar prej tij, shkruante më 5 mars 1879: “Istoria dhe isetorët i kanë bërë një shtrembëtirë të madhe Nikolloit Maqavelloit, tuke vurë ndë syt të botës ikonën e tijë ndë një dritë të gënjeshtërme”.

Ndaj dhe Krei iu vu punës për të përkthyer veprën më të njohur të Machiavelli-t, titullin e së cilës e solli në shqip si: “Nikolloi Maqavelloa: Princi, ja po zanati i të kuvernuarit edhe ushtrat kombëtore. Kthyerë nga Elinishtea mbë gjuhën Shqipe (Toskërishte) prej Thimios Thomos Kreit nga Krushova e Maqedhonisë”.

Siç njoftohemi nga kolofoni i veprës, Krei e punoi përkthimin në Shibin el Kom të Egjiptit të Poshtëm, ku banonte, dhe e përfundoi më 1885.

Vepra e Kreit ishte e pa botuar, kur në shek. XX ra në duart e Ilo Mitkë Qafëzezit në formë dorëshkrimi.

Qafëzezi e transkriptoi dhe e daktilografoi, duke e përgatitur për botim, por kurrë s’e pa derën e shtypshkronjës.

Sot daktilografimi i Qafëzezit ruhet në fondin “Ilo Mitkë Qafëzezi” të Arkivit Qendror Shtetëror, kurse për dorëshkrimin nuk kemi të dhëna.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco