'Takim me martirët': I lumi dom Ded? Malaj

'Takim me martirët': I lumi dom Ded? Malaj

11:42, 20/06/2021
A+ Aa A-

Redaksia shqipe e Radio Vatikanit - Vatican News ka vazhduar ciklin “Takim me martirët” n? pjesën e 8-t? ku dom Gjovani Kemal Kokona na njeh nga afër me figurën, shembullin, porosinë dhe lutjen e t? Lumit dom Ded? Malaj, meshtar martir.

Dom Deda me guxim deklaroi se e urrente komunizmin, se e admironte revolucionin hungarez të vitit 1956, e pastaj foli për mundimet e popullit shqiptar, për pasuritë e këtij vendi që dërgoheshin në Bashkimin Sovjetik, për kolektivizimin e bujqësisë që ishte shkatërrim për fshatarësinë. Në fund tha: E premtja e zezë ka ardhur në Shqipëri me datë 29 nëntor 1944 dhe do të zgjasë derisa të perëndojë komunizmi. Në fillimin e nëntorit e 1958 u arrestua për të dytën herë në famulli në Dajç dhe u burgos në Shkodër. Edhe pse torturat i kishte pa hesap, gjithësesi nuk arrinin ta përkulnin forcën e tij shpirtërore. Ndërsa kur iu komunikua vendimi i dënimit me pushkatim tha se: ishte krenar që po pushkatohej si prift katolik, për Shqipërinë dhe për veshjen që mbante. Po ta dëgjojmë dom Gjovanin Kemal Kokona... 

 I Lumi Dom Dedë Malaj

“Ju jeni kundër nesh dhe kundër Zotit! Kot Humbni kohë me mua!” Këto fjalë të shprehura ë gjyqin famëkeq ndaj tij e shprehin më së miri karakterin burrëror dhe besimin e paluhatshëm të të Lumit Dom Dedë Malaj. Dom Deda lindi në Malkolaj të Velipojës në nëntor 1917. I ati ishte nga Selca e Vermoshit ndërsa nëna nga Rrjolli. I ati, i njohur si një malësor luftarak e patriot, vdiq në moshë të re duke i lënë jetimë Dedën dhe vëllezërit e tij.

Atdhedashurinë e babës e trashëguan edhe fëmijët, të cilët më vone do “luftojnë” kundër një armiku tjetër të kombit shqiptar: komunizmit.

Dom Deda e jetoi fëmijërinë e vet në vështirësi të mëdha ekonomike. Por nëna e vet, grua me fe dhe guxim të madh, u kujdes për të në mënyrë të veçantë. E si meshtar Dom Deda e mbajti me vete derisa jetoi.

Që fëmijë dallohej për karakterin e dashur. Patër Konrad Gjolaj, që ishte edhe miku i tij i fëmijërisë kështu e përshkruan: njeri i sinqertë dhe serioz, flet pak, mendon shumë dhe vepron me shkathtësi. Sypatrembur dhe besnik … Nuk kishte asnjë çast hezitimi kur bëhej fjalë për dogma të Kishës dhe të besimit. Fillimisht u formua në shkollën e të Lumit Dom Alfons Trackit, i cili thotë për të: një djalë i përvuajtur dhe i zellshëm. P

asi mbaroi gjimnazin pranë Seminarit Papnor në Shkodër u transferua për studimet filozofike-teologjike në Kolegjin Urban në Romë ku në festën e Zojës së Papërlyer të vitit 1939 do të bëjë betimin se do të angazhohet deri në fund për formimin e vet shpirtëror.

U shugurua meshtar më 20 dhjetor 1942 në Kishën e Kolegjit Urban në Castel Gandolfo afër Romës. Në fund të majit 1943 kthehet për në Shqipëri, e në korrikun e atij viti emërohet administrator i famullisë i Pulajt të Velipojës, në vend të Dom Alfons Trackit.

Në nëntor 1944, “pas shërbimit të lavdërueshëm” të zhvilluar aty, emrëohet famullitar i po kësaj famullie. Në shkurt të vitit 1952, Imzot Bernardin Shllaku e emëron famullitar të Dajçit të Bregut Bunës si edhe zëvendës-famullitar të Obotit e Pentarit. E më pas në nëntor 1955 Imzot Ernest Çoba e emëron edhe famullitar të Malkolaj. Ishte një meshtar i bindur, tërheqës, bujar, me zemër të bardhë dhe në të njëjtën kohë guximtar, veçanërisht në mbrojtjen e fesë e të Kishës Katolike.

Kur predikonte shfaqte një pasuri shumë të fortë shpirtërore. Guximi i tij u shfaq edhe në burg ku, siç ka dëshmuar Nikollë Gurraj, “megjithëse ishte e rrezikshme, rrëfeu shumë vetë”. Veprimtaria e tij baritore nuk qe e lehtë. Punoi nën stuhinë e fortë të rregjimit. Gjatë asaj kohe në Pulaj u nxor nga shtëpia famullitare që u zaptua nga komunistët “për shkak të zgjedhjeve”.

Gjithësesi dom Deda punoi me zell duke lënë gjurmë të gjallë të përkujdesjes së tij meshtarake ndaj të gjithëve. Ushqeu për veten dhe kultivoi edhe te të tjerët një devocion të fortë për Zojën e Këshillit të Mirë.

Ai vetë një ditë mbas shugurimit meshtarak shkoi, më 21 dhjetor 1942, në Gjenecano të Romës të kremtojë Meshën të shenjtërorja e Zojës së Këshillit të Mirë. Siç thamë, në Shqipëri punoi nën stuhinë komuniste e cila e arrestoi një herë në vitin 1948, për ta liruar pas disa muajsh, e më vonë në vitin 1958.

Dom Deda e kundërshtonte komunizmin për faktin se kjo ideologji ka synuar gjithmonë shkatërrimin e njerëzimit. Shkak i arrestimit e martirizimit të tij është besnikëria e tij e fortë ndaj Kishës së Romës që e çoi në mosfirmosjen e Statutit të miratuar nga rregjimi për Kishën Katolike. Por edhe pse kjo gjë e tërbonte rregjimin, dom Dedën nuk e frikësonte. Përkundrazi ai u mundua të informonte botën e lirë perëndimore për atë që po ndodhte në Shqipëri.

Në fillimin e nëntorit e 1958 u arrestua për të dytën herë në famulli në Dajç dhe u burgos në Shkodër. Edhe pse torturat i kishte pa hesap, gjithësesi nuk arrinin ta përkulnin forcën e tij shpirtërore. Pas arrestimit të tij e nxorrën jashtë shtëpisë së famullitarit edhe mbesën e tij 13 vjeçare, Dranden, si dhe shërbyesen e moshuar Tinën.

Pas katër muajsh hetuesi, filloi gjyqi te kinema Republika në Shkodër, me qëllimin që të ishte një gjyq sa më publik e sa më diskriminues. Por Dom Deda me guxim deklaroi se e urrente komunizmin, se e admironte revolucionin hungarez të vitit 1956, e pastaj foli për mundimet e popullit shqiptar, për pasuritë e këtij vendi që dërgoheshin në Bashkimin Sovjetik, për kolektivizimin e bujqësisë që ishte shkatërrim për fshtarësinë.

Në fund tha: E premtja e zezë ka ardhur në Shqipëri me datë 29 nëntor 1944 dhe do të zgjasë derisa të perëndojë komunizmi.

Ndërsa kur iu komunikua vendimi i dënimit me pushkatim tha se: ishte krenar që po pushkatohej si prift katolik, për Shqipërinë dhe për veshjen që mbante; se i kërkonte ndjesë të gjithë atyre që kishte fyer gjatë gjyqit apo në gjykatë dhe se i falte ata që e kishin fyer atë; dhe në fund, se i vinte keq për mbesën e vet që po e linte pa askënd.

Kjo mbesë, edhe pse një vogëlushe, mori guxim e shkoi deri në Tiranë për t'i kërkuar Enver Hoxhës ti falej jeta axhës. E në vend të Enver Hoxhës e priti Nexhmie Hoxha e cila me cinizëm iu përgjigj kërkesës: Pse ta falim, ai është armik, pastaj ti nuk mund të kujdesesh për të, me çfarë do ta mbash.

Vendimi për dënimin e dom Dedës u mor më 27 prill 1959 dhe ekzekutimi i tij u bë në Breg të Liqenit të Shkodrës, afër vreshtave të Shtojit më 12 maj 1959, pesë ditë para Rrëshajëve, kur ishte në moshën 42 vjeç.

Martirizimi i tij na çon tek fuqia dhe shenjtëria e Hyjit, të zbuluara nga Krishti, Biri i Hyjit, Martir edhe Ai, dhe të ushqyera në Të në çdo çast nga fuqia e Shpirtit Shenjt. Duke e vrarë rregjimi mendoi se e kishte zhdukur, ndërsa Dom Deda qëndron sot më i gjallë se kurrë.

Me ardhjen e lirisë së fesë, pas 32 vitesh, trupi i tij do të gjindet e do transferohet më 10 tetor 1991 në varrezat në Suka të Dajçit, pranë varreve të atyre besimtarëve për të cilët ai, i nxitur nga dashuria e madhe ndaj tyre, si Krishti e kishte dhënë jetën e vet për ta. E lusim edhe ne sot që ta kërkojmë ndërmjetësinë e tij e që me forcën e Shpirtit Shenjt të dimë ti qëndrojmë besnik Krishtit duke i dashur të tjerët në jetën tonë të përditshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco