VIDEO/ ‘Rock the dictator’, koncerti i Renis Gjokës në vilën e Enverit

VIDEO/ ‘Rock the dictator’, koncerti i Renis Gjokës në vilën e Enverit

12:47, 18/06/2021
A+ Aa A-

Renis Gjoka ka prezantuar këngët e reja dhe superhitet ndër vite në koncertin ‘Rock the dictator’ 3 stages of Renis Gjoka organizuar në vilën e diktatorit Enver Hoxha. Rokeri rrëfen përjetimet dhe punën përgatitore, ndërsa Eugent Bushpepa, Gjergj Kaçinari dhe Josif Gjipali tregojnë për duetet me Renisin.

‘Rock the dictator’ 3 stages of Renis Gjoka mblodhi këngëtarë, miq dhe dashamirës të rrokut, në disa orë përhumbjesh në muzikë të mirë për veshët dhe shpirtin. Rokeri që prej vitesh u jep zë përmes këngësh, dashurisë dhe realitetit që na rrethon, këtë herë thyen çdo parashikim, duke sjellë një koncert në vilën e diktatorit Enver Hoxha. Një punë e gjatë përgatitore që kulmoi me prezantimin e këngëve të reja dhe superhiteve ndër vite.

Bashkëpunime të reja, tituj intrigues këngësh dhe notat shpërthyese të rrokut, të gjitha vijnë me mesazhe universale që rrokin kohët e vështira si ajo e Pandemisë Covid 19 e japin shpresë dhe energji për të besuar te e nesërmja e ndritur. Eugent Bushpepa, Gjergj Kaçinari dhe Josif Gjipali tregojnë për duetet me Renisin.

Muret e vilës së diktatorit Enver Hoxha kënduan rrok, duke e bërë Renis Gjokën të parin këngëtar në Shqipëri, që kërkoi liri për të interpretuar muzikë të mirë brenda shtëpisë, ku janë marrë vendime të kobshme për jetë njerëzish dhe ku tingujt njihnin vetëm heshtjen e mirëpranuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco