Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Përurohet libri 'Politika si ide' i Valentina Leskajt: beteja e ideve, motoja e politikanit

VIDEO/ Përurohet libri 'Politika si ide' i Valentina Leskajt: beteja e ideve, motoja e politikanit

09:50, 17/06/2021
A+ Aa A-

Ish-deputetja dhe ish-ministrja Valentina Leskaj ka përuruar librin “Politika si ide”, mes miqëve dhe kolegëve. Refleksione të thella për çështje të ndryshme, për të mbërritur deri te problematikat, me të cilat përballen shqiptarët sot vijnë përmes një fryme elegante, ndërsa miqtë e saj vlerësuan ndërthurjen e përvojës në politikë dhe trajtimin madhor të çështjeve të ndryshme .   

Nga SYRI TV.

“Politika si ide” është libri i ish-deputetes dhe ish-miniStres Valentina Leskaj, që bëri bashkë miqtë dhe kolegët e saj. Reflektime të thella që rreken të shtrojnë një analizë të thelluar të çështjeve të mëdha, konkluzione dhe ide të sHtjellura me frymë e një elegancë që të ngërthen nga faqja në faqe, si dhe çështje që prekin të drejtat e njeriut, orgaznizatat, për të shkuar deri te problemet më të qenësishme që përballen shqiptarët janë bërthama që gjerojnë ide bashkëkohore për zhvillim.

Ky libër është një ndalesë e natyrshme e Valentina Leskajt për të hedhur në letër një pjesë të rëndësishme të përvojës së saj të pasur në politikë për ta ftuar lexuesin në reflektime nëpër këto tri dekada, ndërsa Diana Çuli, Adrian Civici dhe Pirro Misha u ndalën te përshtypjet e tyre pas leximit.

“Politika si ide” është një ndërthurje e përvojës së autores, e një gjykimi më të hapur dhe më të për të lirë për politikën e së nesërmes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco