Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Fëmija 'armik' në RTSH dhe pasojat e daljes së tij në ekran

Fëmija 'armik' në RTSH dhe pasojat e daljes së tij në ekran

13:36, 15/06/2021
A+ Aa A-

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka bërë publik sot rastin e fëmijës “armik” që depërtoi në ekranin e Televizionit Publik Shqiptar. Në dosjen e RTSH përshkallëzohet hetimi për këtë precedent, në faqe të tëra që zbërthejnë hapat e ndërmarrë.

Konkretisht:

- Verifikimi i fëmijës të bëhej nga sekretari i organizatës së Partisë.
- Për shkeljen të raportohet në Komitetin e Partisë
- Pas këtij rasti u miratua “Rrethi i Çështjeve të Agjenturës së ORV-së (Objekt i Rëndësisë së Veçantë”;
Redaktorja e emisionit për fëmijë në RTSH, R. S., është e detyruar të raportojë, për shkak se bashkëpunëtori i operativit ka vënë re se në emisionin e saj ka dalë një fëmijë “armik” .

Fëmija studion në shkollën 8-vjeçare “Misto Mame", Tiranë dhe është rekomanduar prej mësueses së vet. Drejtoresha e shkollës “Misto Mame”, sipas raportit, ka mbajtur qëndrim. Mirëpo Sigurimi doli në përfundimin se “redaktorja nuk duhej duhej te mjaftohej me mendimin e një mësueseje”.

“Redaktorja nuk duhet të mjaftohej me mendimin e një mësueseje dhe pasi orientimi është i qartë për çdo rast, verifikimi bëhej nëpërmjet sekretarit të organizatës së Partisë. E rëndësishme është se në këto raste , për arsye nga më të ndryshmet nuk popullarizohen, mbahet qëndrim liberal, duke i lënë shteg armikut të klasës që të depërtojë në ekran.”- shkruhet në raport.

E dhëna, sipas Sigurimit, ka vlerë operative pasi bën fjalë për fenomene që lidhen me shkeljen e rregullave të vendosura për studimin e personave që marrin pjesë në emisionet televizive të përgatitura nga RTV Shqiptar.

Bashkëpunëtorit iu la si detyrë që të "informojë në se ka raste të shkeljes së rregullave të vendosura në këtë institucion nga personat përgjegjës. Këto raste dhe të tjera të mblidhen, dhe për to të bëhet informacion në Komitetin e Partisë.”

Nxitur nga raportimi mbi fëmijën “armik” që depërtoi ne ekran, pak muaj më vonë u miratua një dokument, i cili përcakton qartë se cili është “Rrethi i Çështjeve të Agjenturës së ORV-së”;

Sipas dokumentit, ky rreth është “Të zbulojë dhe të informojë në kohë mbi çdo synim të elementit armik dhe keqbërës ndaj kësaj ORV-je, në cilëndo formë që ajo të shfaqet. Në rastet e shfaqjes së tendencave të tilla të mprehta si terror, diversion, sabotim, të marrë masa të menjëhershme për zbulimin e parandalimin e tyre."

Po ashtu, “Të zbulojë dhe të informojë për personat me prejardhje dhe qëndrim të keq politik që mund të punojnë në këtë ORV, si dhe interesin e personave të tillë për regjimin e ruajtjes e të punës së këtij institucioni. "

Dosja mund të vihet në dispozicion të studiuesve, në përputhje me ligjin 45/2015 i ndryshuar dhe udhëzuesin për studiues e media.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco