Ekspozita 'Punime të zgjedhura' e Irena Buzit, rrugëtim artistik nga figurativja në abstraksion

Ekspozita 'Punime të zgjedhura' e Irena Buzit, rrugëtim artistik nga figurativja në abstraksion

10:47, 15/06/2021
A+ Aa A-

Ekspozita “Punime të zgjedhura” e artistes Irena Buzi prezanton 80 punime të përfunduara në vitet 2000, që kalojnë nga figurativja në abstraksion. Piktorja pohon se pati një indicie personale, që kulmoi me rrethanat politike. 

Nga SYRI TV.

“Punime të zgjedhura” është titulluar ekspozita e artistes Irena Buzi. Një rrekje kohore, me punimet të cilat janë përfunduar në vitet 2000, që kalojnë nga figurativja për të kulmuar përmes ngjyrash në abstraksion. Një indicie që erdhi nga brendia e thellë e artistes, për të shpërfaqur shumëçka nga vitet e shkuara, me motive të cilat zgjojnë të sotmen, që kulmon deri te rrethanat politike.

Artistja është përpjekur të shmangi figurën njerëzore, për të kaluar në labirintet e panjohura, si ajo e figurës së një njeriu që kupton përmes shqisës së të dëgjuarit dhe të pari, pa pasur mundësi të flas.

Ekspozita që mund të shihet në dy apo tri rrafshe prek edhe fazën e fëmijërisë, kohë, kur ngjizet pasioni i Buzit për pikturën. 6 ciklet që përmbajnë 80 punime të kuruara nga Joana Dhiamandi , ju ftojnë në një udhëtim-kërkimi të vetes, në tonalitete të errta që sugjerojnë miliona ngjyra, deri më datë 10 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco