Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

'Ekspozita që risjell Mojkom Zeqon', djali i të ndjerit flet për projektin kushtuar veprave të tij

'Ekspozita që risjell Mojkom Zeqon', djali i të ndjerit flet për projektin kushtuar veprave të tij

12:05, 11/06/2021
A+ Aa A-

Ditën e sotme në 'Kafe Shqeto', në Syri Tv ishte i ftuar Epidam Zeqo, djali i të euriditit të ndjerë Mojkom Zeqo, i cili u nda nga jeta një vit më parë, pas një lufte të gjatë me sëmundjen e leucemisë.

Ai foli në lidhje me një ekspozitë të fundit, e cila në njëfarë mënyre rikthen të madhin Mojkom Zeqo.

"Kemi një ekspozitë me 24 ilustrime dhe është një ekspozitë e piktores Enkelejda dhe është ekspozita e saj, por të gjitha veprat janë të frymëzuara nga vepra minfabul e Mojkomit. Ekspozita është në funksion të librit, nuk ka shpjegime sepse një pikturë flet sa 1000 fjalë", tregoi Epidam në lidhje me ekspozitën.

Epidami rrëfeu gjithashtu se nuk mbaron me kaq, por do të jetë një koleksion.

"Mojkom nuk ishte vetëm tek rima por edhe te mesazhi, ai në poezi lartëson metaforën, por për fëmijët mbahet mend dhe rima.

Ai i shkruajti këto fabula para se të lindja unë dhe motrat e mia, ishte mësues dhe donte edukimin e një brezi të ri, pa shkrimet e atij brezi dhe vendosi të sillte diçka ndryshe.

Ai ishte një mendje e lirë dhe nuk ishte frikë, gjithmonë fliste për atë që ishte e vërteta dhe për të mirën e kombit ", tregoi Epidami.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco