Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Intervista ekskluzive e United Press me mbretin Zog

Intervista ekskluzive e United Press me mbretin Zog

14:19, 30/05/2021
A+ Aa A-

Nga Aurenc Bebja, Francë.

?“Kansas State Collegian” ka botuar, të enjten e 20 tetorit 1949, në faqen n°6, intervistën ekskluzive të korrespondentit të “United Press” me mbretin Zog, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti në mërgim Ahmet Zogu i Shqipërisë thotë se Lufta Stalin-Tito është vetëm një grindje familjare.

Kajro – (U.P) – Mbreti Ahmet Zogu i Shqipërisë, i cili e ka jetuar në mërgim për tre vjet, tha sot se lufta e ftohtë Stalin-Tito është vetëm “një grindje familjare”. Ai parashikoi që prirja e politikës botërore do të bënte të mundur që ai të kthehej në fronin e tij Ballkanik “në një të ardhme të afërt”.

Jugosllavia është e rrethuar

“Jugosllavia e gjen veten aktualisht të rrethuar nga vendet anëtare të Cominform,” tha Zogu. “Një luftë e ftohtë është shpallur kundër saj, por unë jam i mendimit se deri më tani është një grindje familjare.”

Në një intervistë ekskluzive me United Press – Zogu parashikoi gjithashtu që popujt e lirë dhe demokratikë përfundimisht do të ndihmonin Shqipërinë të lirohej nga Komunizmi.

“Një luftë vdekjeprurëse ka vazhduar për katër vjet në Shqipëri midis njeriut të lirë të lidhur me traditat e tij stërgjyshore dhe njeriut robot që është nënshtruar një pushteti të imponuar nga një pakicë.” – tha ai. “I gjithë kombi është duke u përgjakur deri në rënien e tij të fundit në këtë masakër ideologjike.”

Dëshiron të vizitojë Amerikën

Zogu tha se do të ishte i lumtur të kishte mundësinë për të vizituar Amerikën “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ai iku nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, më 8 Prill 1939, ndërsa trupat e Musolinit hynë në vend. Gruaja e tij, Mbretëresha Geraldinë, gjithashtu u largua edhe pse ajo kishte lindur një djalë vetëm tre ditë më parë.

Zogu ka insistuar të ruajë të gjithë protokollin e oborrit të tij në mërgim. Ai përbëhet nga tetë oborrtarë, dy prej të cilëve janë gjithmonë në detyrë. Këtu vlerësohet se Zogu shpenzon 500.000 $ në vit.

Ai, Mbretëresha dhe Princi i Kurorës Leka jetojnë në pallatin që është në Larens, lagje e modës në detin Mesdhe pranë Aleksandrisë.

“Unë besoj se evolucioni i situatës politike botërore do të na çojë në një të ardhme të afërt të parashikojmë rivendosjen e regjimit ligjor në përputhje me interesat kombëtarë të Shqipërisë.”/(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco