VIDEO/ Xhojsi i letrave shqipe, Ledion Krisafi për ciklin mistik të jetës

VIDEO/ Xhojsi i letrave shqipe, Ledion Krisafi për ciklin mistik të jetës

17:42, 18/05/2021
A+ Aa A-

Sistemit të letrave shqipe i bashkohet romani ‘E hëna e parë e dhjetorit’, e autorit Ledion Krisafi. Ekzistenca dhe përballja me humbjen e jetës ngrihet si temë qendrore e romanit, ndërsa pasuria e jashtëzakonshme gjuhësore ndjell dëshirën për leximin e tij me një frymë.

Nga Egla Xhemali 

‘E hëna e parë e dhjetorit’ e autorit Ledion Krisafi është një vepër risi për sistemin e letrave shqipe. Cikli jetësor përshkruhet mrekullisht përmes një fryme të rrjedhshme. Krisafi shkon deri në thellësitë më të ndritshme të imazheve që mbërrijnë nga  fëmijëria në Gjirokastër, për të sjellë një roman që zhvillohet brenda 24 orarëshit të një dite dimri.

Bisedat e gjata të personazheve përqafin ekzistencën, ndërsa humbja e jetës dhe përballja e njeriut me të, ngrihet si temë qëndrore në libër.

Pasuria gjuhësore rrokur nga gjyshërit, fjalët e vjetra pa vendosur një hapësirë gjeografike nëpër Shqipëri dhe ato të krijuarat ndjellin dëshirën për lexim.

‘E hëna e parë e dhjetorit’ ju fton për një udhëtim të paharrueshëm në korpusin e letërsisë së mirë.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco