‘Flama’ e Enkel Demit është fituese e Çmimit Europian për Letërsinë, 2021

‘Flama’ e Enkel Demit është fituese e Çmimit Europian për Letërsinë, 2021

15:44, 18/05/2021
A+ Aa A-

Bashkimi Europian ka shpallur fituesit për Çmimin e Bashkimit Evropian për Letërsi 2021, romanin ‘Flama’ të autorit Tom Kuka.

Çmimi i Bashkimit Evropian për Letërsinë ( European Union Prize for Literature #EUPL2021) jepet për shkrimtarë nga e gjithë Evropa. Çmimi përfshin 41 vende që janë pjesë e programit Evropës Krijuese – një iniciativë që synon të forcojë sektorët kulturorë dhe krijues të Evropës.

Çdo vit, EUPL vlerëson një fitues për çdo vend nga një e treta e vendeve pjesëmarrëse. Edicioni i këtij viti do të vlerësojë fituesit nga 14 vende: Shqipëria, Armenia, Bullgaria, Republika Çeke, Islanda, Letonia, Malta, Moldavia, Hollanda, Portugalia, Serbia, Sllovenia, Suedia, Tunizia. Në këtë garë Shqipëria, kishte 5 autorë ku fitues u shpall Tom Kuka, me romanin e tij ‘Flama’.

Autorët shqiptarë

Ana Kove, Kambanat e së dielës, botues ‘Toena’.

Brajan Sukaj, Viti i Elefantit botues ‘Ombra GVG’.

Liridon Mulaj, Mos harro të më kujtosh, botues ‘Onufri’.

Loer Kume, Amygdala Mandala, botues ‘UET Press’.

Tom Kuka, Flama, botues ‘Pegi’.

Ky çmim që vjen çdo vit për të ndihmuar autorët e rinj europianë të përcillen edhe në gjuhë të tjera dhe është një mundësi e mirë edhe për letrat shqipe, por një mundësi që ne na vjen një herë në 2 vite.  EUPL u lançua në 2009, dhe që atëherë njohu 135 autorë fitues përmes 12 botimeve.

Autori

Ky është romani i katërt i autorit që shkruan me pseudonimin Tom Kuka. Botime Pegi ka botuar ‘Hide mbi kalldrëm’ (2017), ‘Gurët e vetmisë’ (2018), ‘Ora e ligë’ (2019).

Tom Kuka është fitues i çmimit ‘Romani më i mirë’ dhënë nga Ministria e Kulturës më 2018, për romanin ‘Gurët e vetmisë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco