Karriera e suksesshme e arkitektit të ri shqiptar në Kanada, Denis Shehu

Karriera e suksesshme e arkitektit të ri shqiptar në Kanada, Denis Shehu

16:49, 16/05/2021
A+ Aa A-

Nga Blerina Ruka-Toronto -Kanada

Jemi njohur me Denisin, djalin 30 vjeҁar nga Shkodra. I vendosur në Toronto prej moshës 12 vjeҁ, ai ka patur fatin që jetën ta shihte me pozitivitet. I rritur me prindër të përkushtuar ndaj tij e së motrës, ai thotë së është mjaft i lidhur me ta, madje nëna sigurisht mbetet pika e dobët.

Sot Denisi është diplomuar për Arkitekturë në Carleton University në Ottawa dhe prej 5 vitesh ushtron profesionin e tij. Denisi beson se arkitektura mund të ndryshojë shoqërinë. Ndryshimi i shtëpisë së tij, një person ndryshon një qytet, transformon shoqërinë në tërësi. Termi kryesor i Denisit është thjeshtësia. Ky është sfondi i ndjenjave dhe përvojave të njeriut.

Ai është ngushtësisht i lidhur me punën por sigurisht një temperament i hedhur si ai, s’do t’i linte pas as pasionet. Makinat, teknologjia, udhëtimet mbeten pjesë e pandarë e rrugëtimit të tij.

Për Albanian Montreal Press, Denisi do të na tregojë më tepër më të bukurën nga profesioni i tij dhe projekt-biznesin që e lidhin shpesh me Tiranën.

Denis, cili është rrugëtimi yt shkollor?

Unë jam lumturisht fëmijë i dy prindërve të mirëshkolluar e mjaft familjarë. Nëna është mjeke kardiologe ndërsa babai ka kohë që i është përkushtuar biznesit. Në këto rrethana kam patur mjaftueshëm shembuj sesi ta kërkoja integritetin personal në rrugë të sigurtë. Unë kam përfunduar studimet universitare për Arkitekturë pranë Carleton University në Ottawa. Ajo për të cilën ndihem krenar, por edhe familja ime, ka qenë pranimi im në një insititucion postuniversitar në IAAC Miami University në nivelin master, po për Arkitekturë, ku nga 168 kandidatë u pranuan vetëm 8 të tillë, ndërsa unë zyra vendin e pestë. Edhe pse mund të duket klishe, por jam i kënaqur personalisht për arritjet e mia profesionale.

Çfarë raporti keni me pasionet tuaja?

Dihet që djemtë janë nga natyra tipa të lirë dhe mjaft të tërhequr nga inovacioni. Kam një marrëdhënie të ngushtë me teknologjinë, mbase lidhet edhe me profesionin. Pasioni im më i madh janë makinat. Kam një dëshirë të madhe për to. Mbase ky viti i fundit nuk ka qenë ideali për të shëtitur në natyrën e bukur kanadeze, ama është një pasion që lind nga gjaku. Si e tillë, pasionin tim mbi makinat nuk e kam lënë me kaq. Pothuaj prej pak kohësh kam bërë një investim të konsiderueshëm në Tiranë për hapjen e një showroom për prezantimin e linjës së BENZ-MERCEDES në Shqipëri. Të gjitha makinat janë jashtë serie. Europa më duket vendi ideal për të zhvilluar dhe prezantuar gjëra të veҁanta, kështuqë as unë nuk i kam shpëtuar. Në fund të muajit maj, jam në pritje të promovimit të këtij showroomi në Tiranë prej së cilës kam një ndjeshmëri që përveҁse një festë fantastike, por do të ofrojë një standard teknologjie e veҁantie edhe për tregun shqiptar.

A është arkitektura profesioni juaj ideal?

Pas shëndetit dhe familjes, arkitektura mbetet dashuria ime për të cilën jam impenjuar të punoj çdo ditë. Ndoshta edhe për shkak të udhëtimeve të shumta, kam parë besoj mjaftueshëm nga vende e kultura të ndryshme, por jam në një fazë që kam prouduktivitet të mirë në raport me profesionin.

Cilat janë marrëdhëniet tuaja me Montrealin, sa shpesh e vizitoni atë?

Kanadaja prej vitesh është shtëpia ime, të cilës edhe për shkak të angazhimeve e kam vizituar pothuaj pjesën më të madhe. Montreali një qytet historik e cila të ofron edhe arkitekturë, edhe histori, edhe pak Europë me stilin që ka. Së fundmi do të jem aty për shkak të një projekti kolektiv lidhur me aeroportin e Montrealit. Do të jem aty për një kohë të konsiderueshme, është një megaprojekt për të cilin kam fatin të jem një nga liderët e drejtimit të punimeve të reja.

Po Shqipëria, sa vend zë ajo jetën tënde?

Toronto-Tiranë është linja ime e preferuar dhe më e shpeshtë e udhëtimeve. Ndoshta edhe për shkak të hapjes së biznesit tim në Tiranë, ajo mund të mbetet një stacion i të paktën ҁdo dy muaj. Shqipëria do të thotë shumë për mua, jam mjaft i lidhur me atdheun, më gjuhën, më vendin e kulturën pavarësisht që prej moshës 12 vjeҁare jetoj në Kanada. Janë rrënjët që s’mund t’i injoroj asnjëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco