Në 11 maj 1771 lindi në ishullin e Hidrës, kapedania arvanitase Bubulina

Në 11 maj 1771 lindi në ishullin e Hidrës, kapedania arvanitase Bubulina

09:02, 11/05/2021
A+ Aa A-

Në 11 Maj 1771, lindi në ishullin e Hidrës kapedania trime arvanitese Laskalina (emri i vërtetë Dhaskalina) Bubulina.

Ishte 50 vjeçe kur shpërtheu revolucioni grek, dhe u bë pjesë e luftës për lirinë e Atdheut të të parëve të saj.

Nuk numërohen betejat që ajo i drejtoi me trimëri.

Në njërën prej tyre ra heroikisht edhe djali i saj Jani.

Me emrin dhe trimërinë e saj ngriti më këmbë 200 mijë arbëreshë kundër pushtuesve osmanë, u bë shembull heroizmi, u kthye në një legjendë të pavdekshme, në një figurë hyjnore që e lartëson historinë e popullit tonë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco