Hebrenjtë: 10 Maj 1933 dhe 10 Maj 1267

Hebrenjtë: 10 Maj 1933 dhe 10 Maj 1267

11:43, 10/05/2021
A+ Aa A-

Në vitin 1933, Kancelari i Gjermanisë Adolf Hitler ndërmori djegien masive të librave në mbarë Gjermaninë. Librat e parë ishin të autorëve me prejardhje hebraike.

Shumë shekuj më parë, në vitin 1267, Kisha e Vjenës urdhëron të gjithë hebrenjtë të veshin një shenjë dalluese. (Historikisht, përdorimi i një shenje për të dalluar persona që nuk i përkisnin besimit fetar të shumicës nuk filloi nga të krishterët. Në vitet 720 Kalifi Omer II porositi që çdo person që nuk është musliman, duhet të mbajë shenjë dalluese, një ngjyrë të ndryshme për çdo grup pakicë).

Përveç kësaj, hebrenjtë u detyruan të mbanin brez të verdhë dhe kësulë, përfaqësim alegorik i Synagogës së tyre.

Pika e kthesës erdhi me Papa Palin IV në vitin 1555, i cili zbatoi sistemin geto dhe urdhëroi hebrenjtë të mbanin një kapelë kashte, masë që vazhdoi deri në periudhën e Revolucionit Francez, shek. XIX.

Në Romë, dhe në Shtetet e Papës në jug të Francës, shenja dalluese mori formën e një kapele të verdhë për burrat, shami koke të verdhë për gratë. Shumë më vonë, gjatë mbretërimit të Maria Terezës (1740-1780) hebrenjve të Pragës iu kërkua të mbanin jaka të verdha mbi mantelet e tyre.

Në komunitete e reja që u themeluan në Evropën Perëndimore dhe më vonë në Amerikë, hebrenjve nuk u kërkohej shenja dalluese, edhe pse ajo u sugjerua ndonjëherë nga fanatikët.

Në vitin 1938 nazistët detyruan pronarët e dyqaneve hebraike për të shfaqur fjalët “biznes hebre” në dritaret e tyre, por nuk kërkuan shenja dalluese deri pas pushtimit të Polonisë, kur një zyrtar lokal i zellshëm nazist propozoi simbolin dallues në formën e 2 trekëndëshve të verdhë 15 cm madhësi, të ndërthurur për të krijuar yllin 6 cepash të Davidit.

Ky përdorim i përgjithshëm i Mburojës së Davidit si simbol hebraik ishte i panjohur deri atëherë.

Hebrenjtë reaguan me dinjitet, duke e mbajtur shenjën sikur të ishte dekoratë dhe jo shenjë diskriminuese.

Ky imazh që ju sjellim ne është një prej dokumenteve që ruhen në fondin e AQSH-së e që flet për lajmet që publikohenin në media botërore për sjelljen e shtetit dhe shtetasve të Shqipërisë me hebrenjtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco