VIDEO/ Ura e ‘Zogut’ në Milot e braktisur nga shteti, po shkatërrohet çdo ditë

VIDEO/ Ura e ‘Zogut’ në Milot e braktisur nga shteti, po shkatërrohet çdo ditë

17:26, 09/05/2021
A+ Aa A-

Ura e Zogut që ndodhet mbi lumin Mat në Milot, një ndër veprat më të bukura dhe të rralla po degradohet çdo ditë. Edhe pse kjo urë rezulton tek monumentet e kulturës pranë Ministrisë së Kulturës, kujdesi ndaj saj është zero.

Nga SYRI TV

Ura 'Zogut', e shpallur monument Kulture i kategorisë së parë, vijon të jetë në mëshirë të fatit. Teksa alarmi është dhënë prej kohësh se ky monumenti rrezikon të shembet plotësisht, banorë fajësojnë firmat që bëjnë gërryerjet dhe shfrytëzimin pa kriter të lumit.

Ura e ndërtuar në 1927 është monument kulture, i mbrojtur nga shteti.

Ajo është një nga më të veçantat në Ballkan për strukturën e saj arkitekturore, dhe stili i harqeve që i japin asaj vlerë muzeore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco