Tremijë koka shqiptarësh u çuan si trofe në sarajet e sulltanit

Tremijë koka shqiptarësh u çuan si trofe në sarajet e sulltanit

10:20, 03/05/2021
A+ Aa A-

Nga Aurenc Bebja, Francë.

“Le Figaro” ka botuar, të shtunën e 2 korrikut 1831, në faqen n°2, një ngjarje të rëndë për luftëtarët shqiptarët, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Tre mijë koka!

Tiranët marrin lehtësisht hije; ata janë të kujdesshëm ndaj gjithçkaje që rreth tyre fiton ndonjë pushtet; ata dridhen së pari për fuqinë e tyre; së shpejti ata vendosin për humbjen e atyre që mund ta trondisin atë. Kështu Pjetri I shkatërroi strelizët (streltsy – strélitz) në Rusi, Mehemed-Aliu mamelukët në Egjipt, Mahmudi jeniçerët në Turqi.

Sulltan Mahmudi (Mahmudi II) më vonë u alarmua nga fryma e pavarur, e pabindur e shefave shqiptarë. Ata u thirrën nga veziri i madh në një paradë të shkëlqyeshme dhe vdiqën në këtë festë ushtarake ku menduan se do të vinin për të kërkuar (marrë) shpërblime.

Sulltan Mahmudi II (1784 – 1839)
Image

Disa i shpëtuan masakrës dhe formuan zemrën e të revoltuarëve, të udhëhequr nga Mustafai (Mustafa Pashë Bushatlliu ose Mustafa Reshit Pashë Bushati), Pashai i Shkodrës.

Vezirit të madh, Reshid Pashës (Mustafa Reshid Pasha), iu dha detyra të luftojë kundër tyre. Ai i gjeti ata të mbledhur para Prilepit (Perlepé) dhe disiplina fitoi mbi guximin.


Mustafa pashë Bushatlliu (1797 – 1860)
Image

Pas betejës në Prilep (Perlepé), Mustafai mblodhi rreth tij mbetjet e ushtrisë së tij dhe iu drejtua krerëve shqiptarë: “Ju ishit trembëdhjetë pashallarë dhe nuk mundët t'i rezistonit njërit, Reschid-Pashës, xhelatit tuaj! Turp të keni!”

Hifzi-Pasha, një shqiptar i vrullshëm doli nga radhët, me fytyrën e tij të tërbuar: “Ti nuk e njeh atë që quhet Reshid Pasha. Epo e pashë atë të luftojë dhe mund të flas për këtë; mjafton vetëm ai për të shpërndarë një ushtri: vështrimi i tij është rrufe; zëri i tij është bubullimë; krahu i tij është vetëtimë!” 

Mustafa Reshid Pasha (1800 – 1858)

Image

Të nesërmen Mustafai kishte mbledhur shtatëmbëdhjetë mijë burra në lartësitë që dominojnë Dibrën (Derbent) dhe Prilepin (Perlepé) jo shumë larg vendeve ku u vendosën fatet e republikës romake në tri betejat e Pharsale-s, Philippes dhe Actium-it.

Reshidi u shfaq.

Hifzi Pasha kishte thënë të vërtetën: pas një lufte të shkurtër, por të përgjakshme, ushtarët e Mahmudit morën me vete 1200 të burgosur dhe çuan me triumf në seraje tre mijë koka shqiptare./ (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco